Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se me Partinë Demokratike të Kosovës janë të interesuar të bëjnë opozitarizëm por është e pamundur.
Konjufca në Rubikon të Klan Kosovës ka thënë se PDK ka ndryshuar shumë pas rënies së Qeverisë Kurti.
“Me PDK-në jemi të interesuar me bo opozitarizëm. Por, kjo ka qenë e pamundur me u bë për shkak të PDK-së”.
“Nëse e keni përcjellë diskursin e PDK-së pas rënies së Qeverisë Kurti qasja e tyre në Kuvendi prej tre fjalive dy kanë qenë më kritiku Albin Kurtin. Ata janë marrë me Albinin edhe duke qenë në opozitë”.
“PDK-ja frikësohet shumë dhe beson se Vetëvendosja është rivali i tyre kryesor edhe pse është në opozitë dhe jo LDK-ja që është në pozitë”, tha Konjufca.