Gjykata Speciale e ka konfirmuar të hënën aktakuzën kundër dy krerëve të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt.
Specialja e akuzon kryetarin dhe nënkryetarin e veteranëve të luftës se përmendën emra të personave që kishin bashkëpunuar me Task Forcën Hetimore Speciale (TFHS), e cila kishte ka kryer hetime penale për pretendimet që përmbante Raporti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), i vitit 2011, me titull “Trajtimi çnjerëzor i personave dhe trafikimi i paligjshëm i organeve njerëzore në Kosovë”.
Aktakuzë e redaktuar
Zyra e Prokurorit të Specializuar
Xhek Smith
Prokurori i Specializuar, në përputhje me kompetencën e tij në bazë të neneve 35(2)(i) dhe 38 të Ligjit nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar (“Ligji”) akuzon:
HYSNI GUCATIN
NASIM HARADINAJN
për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë dhe administratës publike dhe vepra penale kundër rendit publik, të ndëshkueshme në bazë të Kapitujve II, XXXI, dhe XXXII të Kodit Penal të Republikës së Kosovës nr.06/L-074 (2019) (‘KPK’) dhe neneve 15(2) dhe 16(3) të Ligjit, sikurse shtjellohet në vijim.
TË AKUZUARIT
1. Hysni GUCATI, emri i babait [REDAKTUAR], u lind më 30 mars 1967 në Morinë, komuna e Skënderajt, Kosovë. Adresa e fundit e njohur e tij është [REDAKTUAR], Kosovë. Ai ka shtetësinë kosovare (numri personal [REDAKTUAR]). 2. Nasim HARADINAJ, emri i babait [REDAKTUAR], u lind më 21 maj 1963 në Gllogjan, komuna e Deçanit, Kosovë. Adresa e fundit e njohur e tij është [REDAKTUAR], Kosovë. Ai ka shtetësinë kosovare (numri personal [REDAKTUAR]). 3. Në të gjitha periudhat që lidhen me këtë Aktakuzë, Hysni GUCATI ishte kryetar, kurse Nasim HARADINAJ nënkryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (‘OVL-UÇK’).
PARAQITJE E FAKTEVE
4. Të gjitha veprat penale të paraqitura në këtë Aktakuzë kanë lidhje me procedurat zyrtare të Dhomave të Specializuara (‘DHS’) dhe hetimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (‘ZPS’) (bashkërisht ‘procedurat e DHS-së’). Të gjitha referencat për dëshmitar ose dëshmitarë në këtë aktakuzë duhet të kuptohen se përfshijnë të gjithë personat që me gjasë kanë informacion për vepra penale, kryes apo rrethana të rëndësishme në lidhje me procedurat e DHS-së.
5. Midis më së paku prillit dhe shtatorit 2020, Hysni GUCATI dhe Nasim HARADINAJ bënë deklarata akuzuese për dëshmitarë që bashkëpunojnë me ZPS-në dhe për persona të tjerë, duke i quajtur ata, ndër të tjera, gënjeshtarë, bashkëpunëtorë dhe tradhtarë. Kjo sjellje tregon qartë synimin dhe motivin e tyre për të dëmtuar dhe penguar procedurat e DHS-së.
6. Sikurse shtjellohet më poshtë, midis më së paku 7 dhe 25 shtatorit 2020, Hysni GUCATI, Nasim HARADINAJ dhe të tjerë, shpërndanë pa autorizim informacion konfidencial dhe jopublik në lidhje me hetimet konfidenciale të Task Forcës Hetimore Speciale (‘TFHS’) dhe ZPS-së, inkurajuan të tjerë të shpërndanin më tej informacion konfidencial dhe jopublik, dhe ndërmorën veprime të tjera për qëllimin e deklaruar të pengimit të punës së DHS-së/ZPS-së. Ky informacion konfidencial dhe jopublik përfshinte dokumente të shënuara si ‘konfidenciale’[REDAKTUAR].
7. Hysni GUCATI dhe Nasim HARADINAJ organizuan dhe bashkërenduan së bashku me disa të tjerë shpërndarjen e paautorizuar të informacionit konfidencial dhe jopublik dhe veprime të tjera në lidhje me të, ndër të tjera përmes këqyrjes së informacionit konfidencial dhe jopublik, pjesëmarrjes në vendime nëse dhe si të shpërndahej ai informacion, dhe organizimit e pjesëmarrjes në ngjarje në lidhje me të, duke përfshirë konferenca për shtyp dhe paraqitje publike në të cilat u shpërnda dhe diskutua publikisht informacion konfidencial dhe jopublik.
Dokumentet e nxjerra gjatë herës së parë
8. Më 7 shtator 2020, Hysni GUCATI dhe Nasim HARADINAJ, përkatësisht në cilësinë e kryetarit dhe nënkryetarit të OVL-UÇK-së, mbajtën një konferencë për shtyp në të cilën Hysni GUCATI njoftoi se OVL-UÇK-ja kishte marrë dosje dokumentesh në lidhje me DHS-në/ZPS-në (‘konferenca e parë për shtyp’). Gjatë konferencës për shtyp, këto dosje (‘dokumentet e nxjerra gjatë herës të parë’) ishin ekspozuar mbi një tavolinë.
9. Nasim HARADINAJ deklaroi se gjatë konferencës së parë për shtyp do të viheshin në dispozicion katër kopje të dokumenteve. Ai përmendi [REDAKTUAR]. Nasim HARADINAJ shpjegoi gjithashtu se dokumentet e nxjerra gjatë herës të parë [REDAKTUAR]. Nasim HARADINAJ pranoi se dokumentet ishin konfidenciale. Ai deklaroi se OVL-UÇK-ja do t’u dërgonte deputetëve të Kuvendit të Kosovës kopje të dokumenteve dhe se të pranishmëve në konferencën e parë për shtyp do t’u jepte sa kopje të dëshironin. Nasim HARADINAJ u bëri thirrje të pranishmëve që të merrnin kopje të dokumenteve dhe t’i shihnin emrat dhe deklaratat e dëshmitarëve.
10. Më 7 shtator 2020, Gjykatësi i Vetëm i DHS-së autorizoi sekuestrimin e dokumenteve që ishin pjesë e dokumenteve të nxjerra gjatë herës të parë, konfirmoi natyrën konfidenciale dhe jopublike të hetimeve të TFHS-së dhe ZPS-së dhe urdhëroi që personat të cilët posedonin dokumentet ose përmbajtjen e tyre, të mos i kopjonin, incizonin ose shpërndanin ato (‘Urdhri i Parë’). Më 8 shtator 2020, ZPS-ja dorëzoi Urdhrin e Parë dhe sekuestroi dokumentet në ambientet e OVL-UÇK-së. Materialet e sekuestruara përfshinin informacion konfidencial dhe jopublik në lidhje me hetimet konfidenciale[REDAKTUAR].
11. Pas konferencës së parë për shtyp, midis 7 dhe 15 shtatorit 2020, Hysni GUCATI dhe Nasim HARADINAJ bënë deklarata të shumta publike lidhur me dokumentet e nxjerra gjatë herës të parë. Në kuadër të atyre deklaratave, Hysni GUCATI dhe/ose Nasim HARADINAJ publikisht:
konfirmuan se përfaqësuesve të shtypit u ishin dhënë kopje të dokumenteve të nxjerra gjatë herës së parë;
zbuluan më shumë nga përmbajtja e dokumenteve të nxjerra gjatë herës së parë, duke përfshirë hollësi të hetimeve konfidenciale;
deklaruan se në dokumentet përmendeshin me emër dëshmitarë, si dhe përmendën datat dhe vendet e kryerjes së disa intervistave;
akuzuan dëshmitarët e përmendur me emër në dokumente se ishin, ndër të tjera, gënjeshtarë, tradhtarë dhe spiunë;
inkurajuan përfaqësues të shtypit që të publikonin dokumentet e përfshira në dokumentet e nxjerra gjatë herës së parë;
deklaruan se nëse do të merrnin informacion konfidencial dhe publik të mëtejmë, do ta shpërndanin publikisht; dhe
deklaruan se nuk e njihnin DHS-në/ZPS-në dhe se veprimet e tyre kishin për qëllim pengimin e DHS-së/ZPS-së.
12.
tej – ndër të tjera në shtyp dhe në Internet – informata me emra dhe të dhëna personale [REDAKTUAR] që përfshiheshin në dokumentet e nxjerra gjatë herës së parë.
Dokumentet e nxjerra gjatë herës së dytë
13. Më 16 shtator 2020, Hysni GUCATI dhe Nasim HARADINAJ, përkatësisht në cilësinë e kryetarit dhe nënkryetarit të OVL-UÇK-së, mbajtën konferencë për shtyp (‘konferenca e dytë për shtyp’) në të cilën Hysni GUCATI deklaroi se OVL-UÇK-ja kishte marrë një paketë tjetër dokumentesh. Ai u tha të pranishmëve se mund t’i merrnin dokumentet (‘dokumentet e nxjerra gjatë herës së dytë’). Ndërsa po tregonte njërin nga dokumentet, Hysni GUCATI përmendi me emër dy persona që kishin bashkëpunuar me TFHS-në.
14. Nasim HARADINAJ përsëriti emrin e një personi që tashmë ishte përmendur nga Hysni GUCATI, përmendi me emër një person tjetër që kishte bashkëpunuar me TFHS-në, dhe zbuloi informacion konfidencial dhe jopublik të mëtejmë në lidhje me hetimet konfidenciale. Nasim HARADINAJ u tha të pranishmëve në konferencën e dytë për shtyp se dokumentet ishin në dispozicion për të gjithë dhe u tha të pranishmëve që t’i merrnin ato.
15. Më 17 shtator 2020, Gjykatësi i Vetëm i DHS-së autorizoi sekuestrimin e dokumenteve që ishin pjesë e dokumenteve të nxjerra gjatë herës së dytë, konfirmoi natyrën konfidenciale dhe jopublike të informacionit nga hetimet e TFHS-së dhe ZPS- së dhe urdhëroi që personat të cilët posedonin dokumentet ose përmbajtjen e tyre të mos i kopjonin, incizonin ose shpërndanin ato (‘Urdhri i Dytë’). Më vonë atë ditë, ZPS-
v. vi. vii.
Pas konferencës së parë për shtyp dhe gjatë ditëve që vijuan, u shpërndanë më
ja dorëzoi Urdhrin e Dytë dhe sekuestroi dokumentet në ambientet e OVL-UÇK-së. Materiali i sekuestruar përfshinte (i) dokumente në lidhje me procedime penale të mëparshme në Kosovë dhe në Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë; dhe (ii) dokumente në lidhje me hetime konfidenciale, të cilat kishin qenë gjithashtu pjesë e dokumenteve të nxjerra gjatë herës së parë dhe përfshinin identitetin dhe/ose të dhënat personale [REDAKTUAR].
16. Pas konferencës së dytë për shtyp, midis 17 dhe 21 shtatorit 2020, Hysni GUCATI, Nasim HARADINAJ dhe të paktën një përfaqësues tjetër i OVL-UÇK-së bënë deklarata të shumta publike në lidhje me dokumentet e nxjerra gjatë herës së parë dhe gjatë herës së dytë. Në kuadër të atyre deklaratave, Hysni GUCATI, Nasim HARADINAJ, dhe/ose një tjetër apo të tjerë, publikisht:
pranuan se dokumentet e nxjerra gjatë herës së parë dhe gjatë herës së dytë kishin përmbajtje të ndjeshme, konfidenciale dhe jopublike;
pranuan se me ligj nuk duhet të publikohen identiteti dhe të dhënat personale të dëshmitarëve;
pretenduan se dokumentet e sekuestruara nga ZPS-ja ishin vetëm një pjesë e dokumenteve të shpërndara gjatë dhe pas konferencës së dytë për shtyp, pasi që përfaqësues të shtypit dhe të tjerë tashmë kishin marrë pjesën tjetër të tyre;
konfirmuan se urdhrat e DHS-së ndalonin shpërndarjen e mëtejshme të përmbajtjes së dokumenteve të nxjerra gjatë herës së parë dhe gjatë herës së dytë;
konfirmuan se dokumentet e nxjerra gjatë herës së dytë u ishin vënë në dispozicion përfaqësuesve të shtypit dhe ishin marrë prej tyre;
zbuluan më shumë nga përmbajtja e dokumenteve të nxjerra gjatë herës së parë dhe gjatë herës së dytë, duke përfshirë hollësi të hetimeve konfidenciale;
konfirmuan se dokumentet e shpërndara përmbanin identitetin dhe të dhëna personale të dëshmitarëve;
akuzuan dëshmitarët e përmendur në informacionin konfidencial se ishin, ndër të tjera, gënjeshtarë, spiunë dhe tradhtarë;
falënderuan dhe lavdëruan personat që i kishin dhënë OVL-UÇK-së dokumentet e nxjerra gjatë herës së dytë;
premtuan se do të publikonin çfarëdo informacioni konfidencial dhe jopublik të mëtejmë qo do t’i jepej OVL-UÇK-së në lidhje me DHS-në/ZPS- në;
sfiduan përfaqësuesit e shtypit që nuk kishin publikuar informacionin konfidencial dhe jopublik;
u thanë përfaqësuesve të shtypit që të publikonin informacionin konfidencial dhe jopublik; dhe
deklaruan se nuk e njihnin DHS-në/ZPS-në dhe se veprimet e tyre kishin për qëllim pengimin e DHS-së/ZPS-së.
Dokumentet e nxjerra gjatë herës së tretë
17. Më 22 shtator 2020, Hysni GUCATI dhe Nasim HARADINAJ, përkatësisht në cilësinë e kryetarit dhe nënkryetarit të OVL-UÇK-së, mbajtën konferencë për shtyp (‘konferenca e tretë për shtyp’) në të cilën Hysni GUCATI deklaroi se OVL-UÇK-ja kishte marrë dokumente që besohej se kishin rrjedhur nga DHS-ja/ZPS-ja (‘dokumentet e nxjerra gjatë herës së tretë’). Hysni GUCATI tregoi njërin prej dokumenteve dhe ftoi të pranishmit që të afroheshin për të parë dokumentin.
18. Nasim HARADINAJ deklaroi se dokumentet kishin stemën e ZPS-së dhe se, me sa kuptonte ai, ishin në lidhje me një projektaktakuzë. Duke iu referuar përmbajtjes së dokumenteve, ai përmendi me emër pesë persona të akuzuar të mundshëm, [REDAKTUAR] dhe identifikoi persona dhe vendndodhje të tjera të përmendura në dokument. Nasim HARADINAJ ftoi të pranishmit që të shihnin, incizonin dhe publikonin përmbajtjen e dokumenteve. Ai gjithashtu deklaroi se OVL-UÇK-ja do të merrte dhe shpërndante informacion të mëtejmë konfidencial dhe jopublik në lidhje me DHS-në/ZPS-në.
19. Më 22 shtator 2020, ZPS-ja nxori një urdhër për dorëzimin e dokumenteve që ishin pjesë e dokumenteve të nxjerra gjatë herës së tretë, dhe që personat që posedonin këto dokumente apo përmbajtjen e tyre, të mos i kopjonin, incizonin ose shpërndanin ato (‘Urdhri i Tretë’). Në të njëjtën ditë, ZPS-ja dorëzoi Urdhrin e Tretë dhe sekuestroi dokumentet në ambientet e OVL-UÇK-së. Materialet e sekuestruara përfshinin informacion konfidencial dhe jopublik në lidhje me hetimet konfidenciale [REDAKTUAR].
20. Pas konferencës së tretë për shtyp, midis 22 dhe 25 shtatorit 2020, Hysni GUCATI dhe Nasim HARADINAJ bënë deklarata të shumta publike në lidhje me dokumentet e nxjerra gjatë herës së tretë. Në kuadër të atyre deklaratave, Hysni GUCATI dhe/ose Nasim HARADINAJ publikisht:
konfirmuan që dokumentet e nxjerra gjatë herës së tretë, iu shpërndanë shtypit;
[REDAKTUAR];
inkurajuan personat që posedonin informacion konfidencial dhe jopublik
në lidhje me DHS-së/ZPS-në, që të vazhdonin t’i jepnin informacion të
tillë OVL-UÇK-së;
premtuan se do të publikonin çfarëdo informacioni konfidencial dhe
jopublik të mëtejmë qo do t’i jepej OVL-UÇK-së në lidhje me DHS-në/ZPS-
së; dhe
deklaruan se nuk e njihnin DHS-në/ZPS-në dhe se veprimet e tyre kishin
për qëllim pengimin e DHS-së/ZPS-së.
21. Pas konferencës së tretë për shtyp dhe gjatë ditëve që vijuan, u shpërndanë më tej – ndër të tjera në shtyp dhe në Internet – informata [REDAKTUAR] që përfshiheshin në dokumentet e nxjerra gjatë herës së tretë.
22. Si pasojë e dokumenteve të nxjerra gjatë herës së parë, të dytë dhe të tretë, si dhe e ngjarjeve në lidhje me to të përshkruara më lart, u frikësuan dëshmitarë dhe/ose anëtarë të familjeve të tyre dhe u vunë në rrezik siguria, privatësia, reputacioni dhe
jetesa e tyre. Për më tepër, ZPS-ja u detyrua të merrte masa për të trajtuar pasojat reale dhe të mundshme ndër të tjera për dëshmitarët dhe procedurat e DHS-së.
23. Dokumentet konfidenciale dhe jopublike që u shpërndanë gjatë herës së parë, të dytë dhe të tretë, në vazhdim do të quhen ‘informacion konfidencial’.
Veprat penale
24. Në bazë të fakteve të paraqitura në paragrafët 4-22, Hysni GUCATI dhe Nasim HARADINAJ mbajnë përgjegjësi penale individuale për çdonjërën nga veprat penale të renditura më poshtë. Sikurse përshkruhet në paragrafët 45-46, ata kishin dijeninë dhe synimin e nevojshëm për çdonjërën nga veprat penale.
Pengimi i personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare
25. Midis më së paku 7 dhe 25 shtatorit 2020, Hysni GUCATI, Nasim HARADINAJ, dhe disa të tjerë (‘ndihmësit’), me anë të kërcënimit të rëndë dhe/ose duke vepruar bashkërisht, penguan ose tentuan të pengonin procedurat e DHS-së. Hysni GUCATI dhe Nasim HARADINAJ organizuan dhe bashkërenduan grupin që kreu veprime të tilla.
26. Në veçanti, sikurse përshkruhet në paragrafët 6-9, 11-14, 16-18, dhe 20-21, në më shumë raste midis më së paku 7 dhe 25 shtatorit 2020, Hysni GUCATI, Nasim HARADINAJ, dhe/ose ndihmësit (i) shpërndanë informacionin konfidencial; (ii) akuzuan dëshmitarët e përmendur në informacionin konfidencial se ishin, ndër të tjera, gënjeshtarë, spiunë dhe tradhtarë; dhe (iii) deklaruan se me shpërndarjen e informacionit konfidencial dhe veprimet e tjera në lidhje me të, ata kishin për qëllim pengimin e procedurave të DHS-së. Hysni GUCATI dhe Nasim HARADINAJ gjithashtu inkurajuan, udhëzuan dhe/ose këshilluan publikisht persona të tjerë, duke përfshirë:
i. disa përfaqësues të publikut që posedonin ose kishin qasje në informacion konfidencial në lidhje me procedurat e DHS-së, që të vazhdonin t’i jepnin informacion të tillë OVL-UÇK-së; dhe
ii. disa përfaqësues të shtypit dhe publikut që të merrnin dhe/ose incizonin dhe shpërndanin e publikonin më tej informacionin konfidencial.
27. Më së paku pas nxjerrjes së parë dhe nxjerrjes së tretë të dokumenteve, një pjesë e informacionit konfidencial u shpërnda më tej, si në shtyp, po ashtu edhe në Internet, sikurse përshkruhet në paragrafët 12 dhe 21.
28. Së fundi, sikurse përshkruhet në paragrafin 22, veprimet e Hysni GUCATIT, Nasim HARADINAJT, dhe/ose të ndihmësve penguan ose tentuan të pengonin procedurat e DHS-së: (i) frikësuan dëshmitarë; (ii) rrezikuan aftësinë e ZPS-së për hetimin dhe ndjekjen penale të efektshme të krimeve, përfshirë nëpërmjet marrjes dhe sigurimit të provave të rëndësishme; dhe (iii) ZPS-ja përqendroi kapacitetet dhe kohën e vet në trajtimin e pasojave reale dhe të mundshme ndër të tjera për dëshmitarët dhe procedurat e DHS-së.
Frikësimi gjatë procedurës penale
29. Midis më së paku 7 dhe 25 shtatorit 2020, Hysni GUCATI, Nasim HARADINAJ dhe ndihmësit përdorën kërcënime të rënda për të nxitur ose për të tentuar të nxisin dëshmitarët që të mos japin deklarata, apo të japin deklarata të rreme, ose ndryshe të mos i japin informacion të vërtetë ZPS-së dhe/ose DHS-së.
30. Në veçanti, sikurse përshkruhet në paragrafët 6-9, 11-14, 16-18, dhe 20-21, në një numër rastesh, Hysni GUCATI, Nasim HARADINAJ, dhe/ose ndihmësit:
[REDAKTUAR];
pranuan që informacioni konfidencial përfshinte emrat dhe të dhënat e
dëshmitarëve të mbrojtur;
gjatë paraqitjeve publike zbuluan identitetin [REDAKTUAR], vendin e
banimit, dhe të dhëna personale dhe/ose hollësi të tjera në lidhje me ta,
duke përfshirë datat dhe vendet ku ishin intervistuar;
i akuzuan dëshmitarët e identifikuar në informacionin konfidencial se
ishin, ndër të tjera, gënjeshtarë, spiunë dhe tradhtarë;
inkurajuan, udhëzuan dhe këshilluan disa përfaqësues të publikut që posedonin informacion konfidencial në lidhje me procedurat e DHS-së, ose kishin qasje në informacion të tillë, që të vazhdonin t’i jepnin informacion të tillë OVL-UÇK-së;
inkurajuan, udhëzuan dhe këshilluan disa përfaqësues të shtypit dhe publikut që të merrnin dhe/ose incizonin dhe më pas shpërndanin dhe publikonin më tej, informacionin konfidencial;
deklaruan dhe me veprimet e tyre demonstruan indiferencën e tyre për sigurinë e dëshmitarëve të identifikuar në informacionin konfidencial; dhe
deklaruan se qëllimi i tyre i shpërndarjes së informacionit konfidencial dhe i veprimeve në lidhje me të, ishte pengimi i procedurave të DHS-së.
Hakmarrja
31. Midis më së paku 7 dhe 25 shtatorit 2020, Hysni GUCATI, Nasim HARADINAJ dhe ndihmësit ndërmorën ose tentuan të ndërmerrnin veprime të dëmshme kundër dëshmitarëve me synimin e hakmarrjes për dhënien ZPS-së të informacionit të besueshëm në lidhje me kryerjen ose kryerjen e mundshme të veprave penale.
32. Në veçanti, veprimet dhe mosveprimet e përshkruara në paragrafin 30 më lart shkelën të drejtat themelore të dëshmitarëve të garantuara në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në Konventën Evropiane për Të Drejtat e Njeriut. U frikësuan dëshmitarë dhe/ose anëtarë të familjeve të tyre dhe u vunë në rrezik siguria, privatësia, reputacioni dhe jetesa e tyre.
Shkelja e fshehtësisë së procedurës
33. Sikurse përshkruhet në paragrafët 6-9, 11-14, 16-18, dhe 20-21, midis më së paku 7 dhe 25 shtatorit 2020, Hysni GUCATI, Nasim HARADINAJ dhe ndihmësit zbuluan informacion konfidencial pa autorizim. Ata gjithashtu inkurajuan, udhëzuan dhe këshilluan: (i) disa përfaqësues të publikut që posedonin ose kishin qasje në
informacion konfidencial në lidhje me procedurat e DHS-së, që të vazhdonin t’i jepnin informacion të tillë OVL-UÇK-së; dhe (ii) disa përfaqësues të shtypit dhe publikut që të merrnin dhe/ose incizonin dhe të shpërndanin e publikonin më tej informacionin konfidencial. Informacioni konfidencial nuk duhej të zbulohej në bazë të Ligjit dhe/ose ishte i klasifikuar nga autoritetet kompetente, ndër të tjera nga DHS-ja, TFHS-ja/ZPS- ja, dhe organizatat dhe shtetet bashkëpunuese në bazë të një marrëveshjeje me TFHS- në/ZPS-në. Informacioni ishte i klasifikuar në përputhje me nenet 4(2), 23, 35(2)(d)-(f), 39, 54(8), 61(3)-(4) dhe 62 të Ligjit.
34. Gjithashtu, sikurse përshkruhet në paragrafët 6-9, 11-14, 16-18, dhe 20-21, midis më së paku 7 dhe 25 shtatorit 2020, Hysni GUCATI, Nasim HARADINAJ dhe ndihmësit zbuluan ose tentuan të zbulonin pa autorizim identitetin dhe të dhënat personale të dëshmitarëve të mbrojtur në kontekstin e procedurave të DHS-së dhe procedimeve të tjera penale të mëparshme në Kosovë. Ata gjithashtu inkurajuan, udhëzuan dhe këshilluan përfaqësues të shtypit dhe publikut që të zbulonin pa autorizim informacion të tillë. Hysni GUCATI, Nasim HARADINAJ dhe ndihmësit deklaruan publikisht se informacioni konfidencial përfshinte identitetin, të dhëna personale dhe dëshmi të dëshmitarëve, dhe ishte në lidhje me hetimet konfidenciale të TFHS-së/ZPS-së. Hysni GUCATI, Nasim HARADINAJ dhe ndihmësit pranuan që me ligj, identiteti dhe të dhënat personale të dëshmitarëve nuk duhej të shpërndahen publikisht. Përkundrazi, në përputhje me Ligjin, informacioni konfidencial duhej të ishte zbuluar vetëm në kontekstin e procedimeve penale, në varësi të garancive dhe masave mbrojtëse të nevojshme.
35. Sikurse përshkruhet në paragrafët 22 dhe 32 më lart, zbulimi i paautorizuar i identitetit dhe të dhënave personale të dëshmitarëve të mbrojtur rezultoi në pasoja të rrezikshme për dëshmitarët dhe pengoi rëndë hetimet e ZPS-së.
Format e përgjegjësisë penale
36. Bazuar në faktet e paraqitura në paragrafët 4-22, Hysni GUCATI dhe Nasim HARADINAJ mbajnë përgjegjësi penale individuale për veprat penale të përshkruara
më lart përmes formave të përgjegjësisë penale të renditura në vijim. Sikurse përshkruhet në paragrafët 45-46, ata kishin dijeninë dhe synimin e nevojshëm për secilën formë të përgjegjësisë penale dhe secilën vepër penale.
Kryerja dhe tentimi
37. Hysni GUCATI dhe Nasim HARADINAJ i kryen veprat penale përmes veprimeve dhe mosveprimeve të përshkruara në paragrafët 6-9, 11, 13-14, 16-18, 20. 38. Gjithashtu dhe/ose në alternativë, nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve të përshkruara në paragrafët 6-9, 11, 13-14, 16-18, 20, Hysni GUCATI dhe Nasim HARADINAJ tentuan, në kuptim të nenit 28 të KPK-së, të kryenin veprat penale të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësimit gjatë procedurës penale, hakmarrjes dhe shkeljes së fshehtësisë së procedurës, përmes zbulimit të identitetit dhe të dhënave personale të dëshmitarëve të mbrojtur.
Bashkëkryerja dhe marrëveshja për të kryer vepër penale
39. Sikurse del qartë nga qëllimi i deklaruar i tyre i pengimit të DHS-së/ZPS-së, si dhe nga veprimet e bashkërenduara për realizimin e qëllimit të përbashkët të përshkruara në paragrafët 6-9, 11-14, 16-18, dhe 20-21, Hysni GUCATI, Nasim HARADINAJ dhe/ose ndihmësit i kryen veprat penale bashkërisht dhe/ose ranë në marrëveshje për kryerjen e veprave penale.
40. Hysni GUCATI dhe Nasim HARADINAJ kontribuuan konsiderueshëm dhe ndërmorën veprime të rëndësishme për kryerjen e veprave penale, në realizimin e qëllimit ose marrëveshjes së përbashkët, ndër të tjera nëpërmjet njërës apo më shumë prej mënyrave të mëposhtme, sikurse përshkruhet më hollësisht në paragrafët 6-9, 11, 13-14, 16-18, 20:
i. këqyrjes së informacionit konfidencial;
ii. vendimmarrjes dhe/ose pjesëmarrjes në vendime nëse dhe si të
shpërndahej informacioni konfidencial;
organizimit dhe pjesëmarrjes në ngjarje, duke përfshirë konferenca për shtyp dhe paraqitje publike, në të cilat informacioni konfidencial u shpërnda dhe u diskutua publikisht;
shpërndarjes së informacionit konfidencial;
zbulimit të identitetit dhe të dhënave personale [REDAKTUAR];
akuzave kundër dëshmitarëve dhe komenteve nënçmuese në lidhje me
dëshmitarët;
inkurajimit dhe këshillimit të personave me qasje në informacion
konfidencial në lidhje me procedurat e DHS-së që të vazhdonin t’i jepnin informacion të tillë OVL-UÇK-së, si dhe premtimeve se do të vazhdonin të shpërndanin informacion të tillë konfidencial; dhe/ose
inkurajimit, udhëzimit dhe këshillimit të përfaqësuesve të mediave dhe publikut që të merrnin dhe/ose incizonin informacionin konfidencial dhe ta shpërndanin më tej.
Nxitja
41. Nëpërmjet një apo më shumë veprimeve të përshkruara në paragrafin 40(ii)- (viii), Hysni GUCATI dhe Nasim HARADINAJ nxitën njëri-tjetrin, ndihmësit dhe disa të tjerë, që të kryenin veprat penale të lartpërmendura.
42. Gjithashtu dhe/ose në alternativë, nëpërmjet një apo më shumë veprimeve të përshkruara në paragrafin 40(ii)-(viii), Hysni GUCATI dhe Nasim HARADINAJ: (i) nxitën njëri-tjetrin, ndihmësit, dhe disa të tjerë, që të kryenin veprat penale të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësimit gjatë procedurës penale, hakmarrjes dhe shkeljes së fshehtësisë së procedurës; dhe (ii) u tentua kryerja e këtyre veprave penale.
43. Gjithashtu dhe/ose në alternativë, nëpërmjet një apo më shumë veprimeve të përshkruara në paragrafin 40(ii)-(viii), Hysni GUCATI dhe Nasim HARADINAJ: (i) nxitën njëri-tjetrin, ndihmësit, dhe disa të tjerë, që të kryenin veprat penale të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësimit gjatë
procedurës penale dhe shkeljes së fshehtësisë së procedurës përmes zbulimit të identitetit dhe të dhënave personale të dëshmitarëve të mbrojtur; dhe (ii) vepra të tilla penale nuk u kryen, e as u tentua të kryheshin.
Ndihma
44. Së fundi, nëpërmjet një apo më shumë veprimeve të përshkruara në paragrafin 40, Hysni GUCATI dhe Nasim HARADINAJ ndihmuan njëri-tjetrin, ndihmësit, dhe disa të tjerë, në kryerjen e veprave penale të përshkruara më lart.
Synimi
45. Sikurse del qartë nga sjellja dhe deklaratat e qëllimshme të tyre të përshkruara në paragrafët 5-9, 11-14, 16-18, dhe 20-21, ndër të cilat shpërndarja e informacionit konfidencial, akuzat kundër dëshmitarëve, indiferenca ndaj sigurisë së dëshmitarëve, deklaratat në të cilat pranojnë natyrën konfidenciale të informacionit konfidencial, si dhe qëllimi i deklaruar i pengimit të punës së DHS-së/ZPS-së, Hysni GUCATI, Nasim HARADINAJ, dhe, sipas rastit, ndihmësit dhe persona të tjerë, synuan kryerjen e veprave penale të përshkruara më lart dhe/ose nxitjen e tyre dhe ndihmën në kryerjen e tyre.
46. Në alternativë, sikurse del qartë nga sjellja dhe deklaratat e qëllimshme të tyre, Hysni GUCATI, Nasim HARADINAJ, dhe, sipas rastit, ndihmësit dhe persona të tjerë: (i) ishin të vetëdijshëm se si pasojë e veprimeve ose mosveprimeve të tyre, mund të kryheshin veprat penale të përshkruara më lart, dhe/ose se veprimet apo mosveprimet e tyre mund të nxisnin kryerjen e veprave penale apo të ndihmonin në kryerjen e tyre; dhe (ii) u pajtuan me kryerjen e tyre.
PARAQITJA E VEPRAVE PENALE
47. Nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve të përshkruara më lart, Hysni
GUCATI dhe Nasim HARADINAJ:
kryen, vetëm dhe/ose bashkë me të tjerë, veprat penale të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësimit gjatë procedurës penale, hakmarrjes dhe shkeljes së fshehtësisë së procedurës;
tentuan të kryenin veprat penale të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësimit gjatë procedurës penale, hakmarrjes dhe shkeljes së fshehtësisë së procedurës përmes zbulimit të identitetit dhe të dhënave personale të dëshmitarëve të mbrojtur;
u morën vesh që të kryenin veprat penale të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësimit gjatë procedurës penale, hakmarrjes dhe shkeljes së fshehtësisë së procedurës, dhe ndërmorën veprime të rëndësishme për kryerjen e këtyre veprave penale;
nxitën dhe ndihmuan kryerjen e veprave penale të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësimit gjatë procedurës penale, hakmarrjes dhe shkeljes së fshehtësisë së procedurës;
nxitën kryerjen e veprave penale të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësimit gjatë procedurës penale, hakmarrjes dhe shkeljes së fshehtësisë së procedurës, dhe u tentua kryerja e këtyre veprave penale; dhe/ose
nxitën kryerjen e veprave penale të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësimit gjatë procedurës penale dhe shkeljes së fshehtësisë së procedurës përmes zbulimit të identitetit dhe të dhënave personale të dëshmitarëve të mbrojtur, dhe vepra të tilla penale nuk u kryen, e as u tentua të kryheshin.
48. Hysni GUCATI dhe Nasim HARADINAJ mbajnë përgjegjësi penale individuale për:
Pika 1: PENGIM TË PERSONAVE ZYRTARË NË KRYERJEN E DETYRAVE ZYRTARE, me anë të kërcënimit të rëndë, midis më së paku 7 dhe 25 shtatorit 2020,
VEPËR PENALE KUNDËR RENDIT PUBLIK, e ndëshkueshme në bazë të neneve 17, 28, 31, 32(1)-(3), 33, 35, dhe 401(1) e (5) të KPK-së, dhe neneve 15(2) dhe 16(3) të Ligjit;
Pika 2: PENGIM TË PERSONAVE ZYRTARË NË KRYERJEN E DETYRAVE ZYRTARE, me anë të pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi, midis më së paku 7 dhe 25 shtatorit 2020, VEPËR PENALE KUNDËR RENDIT PUBLIK, e ndëshkueshme në bazë të neneve 17, 28, 32(1)-(3), 33, 35, dhe 401(2)-(3) e (5) të KPK- së, dhe neneve 15(2) dhe 16(3) të Ligjit;
Pika 3: FRIKËSIM GJATË PROCEDURËS PENALE, midis më së paku 7 dhe 25 shtatorit 2020, VEPËR PENALE KUNDËR ADMINISTRIMIT TË DREJTËSISË DHE ADMINISTRATËS PUBLIKE, e ndëshkueshme në bazë të neneve 17, 28, 31, 32(1)-(3), 33, 35, dhe 387 të KPK-së, dhe neneve 15(2) dhe 16(3) të Ligjit;
Pika 4: HAKMARRJE, midis më së paku 7 dhe 25 shtatorit 2020, VEPËR PENALE KUNDËR ADMINISTRIMIT TË DREJTËSISË DHE ADMINISTRATËS PUBLIKE, e ndëshkueshme në bazë të neneve 17, 28, 31, 32(1)-(2), 33, 35, dhe 388(1) të KPK-së, dhe neneve 15(2) dhe 16(3) të Ligjit;
Pika 5: SHKELJE TË FSHEHTËSISË SË PROCEDURËS, përmes zbulimit të paautorizuar të informacionit të fshehtë të nxjerrë në procedura zyrtare, midis më së paku 7 dhe 25 shtatorit 2020, VEPËR PENALE KUNDËR ADMINISTRIMIT TË DREJTËSISË DHE ADMINISTRATËS PUBLIKE, e ndëshkueshme në bazë të neneve 17, 31, 32(1)-(2), 33, 35, dhe 392(1) të KPK-së, dhe neneve 15(2) dhe 16(3) të Ligjit; dhe
Pika 6: SHKELJE TË FSHEHTËSISË SË PROCEDURËS, përmes zbulimit të paautorizuar të identitetit dhe të dhënave personale të dëshmitarëve të mbrojtur, midis më së paku 7 dhe 25 shtatorit 2020, VEPËR PENALE KUNDËR ADMINISTRIMIT TË DREJTËSISË DHE ADMINISTRATËS PUBLIKE, e ndëshkueshme në bazë të neneve 17, 28, 31, 32(1)-(3), 33, 35, dhe 392(2)-(3) të KPK-së, dhe neneve 15(2) dhe 16(3) të Ligjit.
49. Të gjitha pjesët e kësaj Aktakuze duhen lexuar në lidhje me njëra-tjetrën.
/nënshkrim/ ____________________
Xhek Smith Prokurori i Specializuar
E hënë, 14 dhjetor 2020 Në Hagë, Holandë.