Viti 2020 mund të konsiderohet si njëri ndër vitet ku Kosova ka kaluar periudhën më të vështirë prej shpalljës së pavarësi e deri më sot. Gjithmonë kjo kriz vjen në momentet e krijimit të qeverive , që fatkeqësisht kemi një ndërrim të shpeshtë të tyre por edhe me zgjedhjen e presidentit të vendit që ndodh çdo 5 vite .
Gjatë këtij viti u bë rrëzimi i Qeveris Kurti , e cila nuk zgjati më shumë se 50 ditë dhe me themelimin e qeveris së re , por që ishte krijuar jo me anë të zgjedhjeve por me anë të kalimit të mandatarit tek vendi i dytë e që ishte LDK-ja , e cila së bashku me AAK-në ,NISMA dhe minoritetet krijuan një qeveri me shumicën e thjeshtë prej 61 votave e që me raste është parë që nuk i ka aq vota , por prap ka mundur të qëndroj në qeveri , për shkak sepse partit opozitare PDK dhe LVV nuk i kanë numrat e nevojshëm për ta arritur rrezimin e kësaj qeverie dhe nuk e kanë arritur ende marrveshjen për rrëzimin e qeveris edhe pse këto dy parti sipas deklarimeve janë të gatshëm për zgjedhje.
Edhe pse viti i ardhshëm do të ishte viti kur do të bëhej edhe zgjedhja e presidentit të ri sepse presidentit Thaçi do ti kalonte mandanti 5 vjeçar , por kjo situatë u bë më e ndërlikuar kur në nëntor u bë konfirimimi i aktakuzës nga gjykata speciale ndaj Presidentit Thaçi , Kryetarit të PDK-së Kadri Veseli , shefit të grupit parlamentar të LVV Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqit .
Por ajo që do të rrjedh prej kësaj aktakuze është edhe dorëheqja nga pozita e Presidentit e Z. Hashim Thaçi dhe shkuarjen e tij në Hagë . Kosova do të mbetej me u.d të presidentit e që këtë pozitë do ta udhëheq Kryetarja e Parlamentit Znj. Vjosa Osmani por me një mandant prej 6 muajve ku në rast mos-zgjedhje të një presidenti nga kuvendi vendi do të shkoj automatikisht në zgjedhje . E që afati kohor kur duhej nisur procedurat për zgjedhjen e presidentit është muaji mars .
Duke pasur parasysh se tanimë kemi një propozim për president e që është z. Ramush Haradinaj , ku edhe AAK atë e sheh si figurën më të duhur për president duke thënë se nuk votojn asnjë kandidat tjetër përveq z. Haradinaj . Kjo e benë edhe më të ndërlikuar situatën e presidentit për arsye sepse PDK-ja kërkon që propozimi për president të jetë nga ajo parti dhe të zgjidhet e që një propozim të tillë do ta përkrah edhe LDK-ja, simbas asaj që kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka deklaruar se presidenti i takon PDK-së . Tek LDK-ja nuk do të ishin pro një pjesë e deputeteve kur e dim se brenda saj ka disa zëra kundër çdo bashkëpunimi me PDK-në . Por prap nuk do të mund të bëhej zgjedhja e presidentit sepse nuk janë votat e mjaftueshme pa ato 15 votat e AAK-së . Në anën tjetër LVV është kundër ndonjë kombinimi për president në këtë legjislaturë dhe pa shkuar vendi në zgjedhje . E ku është thuajse e pamundur zgjedhja e presidentit nese njëra nga partit ose PDK-ja ose AAK-ja të lëshonin rrugë për këtë pozitë e që vështirë është e mundur .
Sipas të gjitha gjasave fundi i muajit shkurtë dhe filimi i muajit mars vendi do të votone për një qeveri të re . Por a janë zgjedhjet zgjidhja e duhur dhe ajo që do na garantonte se do të zgjidhet një president mbas zgjedhjeve, mendoj se Jo . Sepse numrat që do të kenë partit në kuvend dhe këmbëngulja e tyre për këtë post do ta bënte edhe më të nderlikuar situatën .
Andaj zgjedhja e këtij problemi do të ishte që partit politike të pajtohen për një kandidat konsensual e ta votonin atë në këtë legjislaturë dhe në të njejtën kohë të pajtoheshin për datën e zgjedhjeve por që kjo po duket diçka e pamundur .
Klasa politike e Kosovës gabimin që e ka bërë lidhur me presidentin është se nuk ka bërë ndryshime kushtetuese ku presidenti nuk do të zgjidhet nga Kuvendi por nga populli , kështu do të largoheshin krizat dhe pazaret kur do të vijë momenti për zgjedhjen e presidentit .