Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është shprehur për shërbim të detyrueshëm ushtarak.
“Mendoj se duhet të kemi shërbim të detyrueshëm ushtarak, për 6 muaj. Dhe këtë, 3 muaj verës dhe tre muaj gjatë dimrit. Përveç atyre që nuk duan, nuk e duan armën, që duhet të kryejnë shërbimin civil”, ka thënë Kurti në Rubikon të KTV-së.
Ai ka thënë se kjo gjë duhet të bëhet në koordinim edhe me partnerin në qeveri. E me LDK-në, në diskutimet parazgjedhore ka thënë se nuk e kanë diskutuar këtë çështje./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post