Përbërësit që ju duhen:
• 1 vezë mesatare, në temperaturë ambienti
• 80 gr sheqer
• 50 ml vaj
• 100 ml qumësht, në temperaturë ambienti
• 1 lugë gjelle lëng limoni
• 140 gr miell
• 50 ml lëng portokalli
• 1 lugë gjelle kakao
• 1/2 lugë çaji pluhur pjekje
• 1/4 lugë çaji sodë buke
• 1 majë gishtash kripë
• 1 lugë çaji kanellë
Mënyra e përgatitjes:
Si fillim, përzieni qumështin me lëngun e limonit dhe lëreni mënjanë 5 minuta. Rrihni vezët me sheqerin derisa të krijohet një masë kremoze, për 5 minuta. Shtoni qumështin, vajin, lëngun e portokallit dhe përziejeni masën. Bashkoni në një tas të gjithë përbërësit e thatë duke i përzier me një lugë. Hidheni gradualisht duke e situr te masa e lëngshme. Përziejini sa të krijohet një masë homogjene.
Lyeni 1 tepsi me diametër 15 cm me gjalpë dhe vishni pjesën e bazës me letër pjekjeje. Hidheni brumin në të dhe futeni të piqet në furrë të nxehur më parë në 180° C për rreth 30 min ose derisa të rezultojë i thatë brenda (bëni provën me një kunjë dhëmbësh). Nxirreni nga furra dhe lëreni të ftohet në temperaturë ambienti. Më pas, ruajeni të mbuluar me një enë tjetër./Gazeta Mejdani/