Ditët e fundit dukshëm është rritur numri i të infektuarve me Covid-19, kësisoj edhe numri i pacientëve me oksigjeno-terapi në vendin tonë.
Ndërkohë që nga Spitali i Gjilanit kanë bërë me dije se kanë nevojë emergjente për furnizim me oksigjen.
Nën udhëheqjen e nënkryetarit Arbër Ismajli, sot është mbajtur sot mbledhja e Komitetit të Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Në këtë takim, nënkryetari Ismajli bëri të ditur se Spitali i Përgjithshëm ka nevojë emergjente të furnizimit me oksigjen, duke shtuar se po bëhet përpjekje maksimale me Ministrinë e Shëndetësisë për ta zgjidhur këtë problem.
Në Komunën e Gjilanit, 2 mijë e 684 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, 2 mijë e 222 janë shëruar nga ky virus, 386 raste janë aktive, 76 persona kanë vdekur, të hospitalizuar të konfirmuar me Covid-19 janë 72, ndërkaq mostra në pritje janë 134./Gazeta Mejdani/