Dje Gazeta Mejdani ishte e para në Kosovë që raportoi për aderimin e teologes nga Fakulteti i Studimeve Islame, Besa Ismaili, në PDK.
Në lidhje me hyrjen e saj në politikë, më pastaj shkruan edhe portalet tjerë dhe pati reagime të shumta nga qytetarë të ndryshëm në Kosovë dhe më gjerë.
Sot ka reaguar edhe Arbana Xharra, këshilltare e kryetarit të PDK-së Kadri Veselit, e cila, sipas të gjitha gjasave jeton jashtë vendi.
Ajo ka thënë se nuk ka asgjë kundër “shamisë” së Ismailit, por se me të kishte probleme për shkak të shkrimeve për ekstremizmin fetar.
Sipas Arbana Xharrës, aderimin e Besa Ismailit Kadri Veseli po e shfrytëzon për të fituar vota të myslimanëve, e kjo është e patolerueshme.
Reagimi i Xharrës:
Ngoni ketu, krejt ju qe po me bani tag e po me dergoni mesazhe per adermimin e Besa Ismailit ne PDK, sa per mu Kadri Veseli mundet me u bo edhe haxhi, e neser le te aderon edhe Naim Ternava e Enes Goga e tane rend. S’ka te beje aspak shamia e Beses ketu, problemi im me te ka qene qe ne secilin shkrim qe une dhe koleget e mi e kemi bo per ekstremizem fetar ajo na ka kundershtu, ajo ka mohu shumecka qe ne fund doli te jete e kunderta. Po ne kete rast nuk eshte aspak problem Besa, sepse me mendime te tilla ka shume ne Kosove, problemi eshte qe Kadri Veseli kete aderim e ka per nje grusht vota te muslimanëve.
/Gazeta Mejdani/
Discussion about this post