Opinionistja Kimete Berisha, ka reaguar ashpër pas veprimeve të deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), gjatë seancës parlamentare të mbajtur në Kuvendin e Kosovës.
Berisha tha se PDK po dëshiron që Gjykata Speciale të i mbaj në burg Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.
Ajo tregoi edhe mesazhin që po jep kjo parti, përmes veprimeve të këtyre ditëve të fundit.
“PDK po jep mesazhin e frikës së madhe, dhe (me apo pa vetëdije, unë besoj me vetëdije) po u japin mesazh dëshmitarëve. Ata përnjëmend janë në burg, me akuza shumë të rënda”, shkroi Berisha në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
PDK i do në burg!
As armiku më i madh nuk po u bënë dëm Hashim Thaçit e Kadri Veselit më shumë sesa PDK, dhe kjo nuk bëhet pa qëllim nga ‘qytetaria’ e Re e partisë!
Çfarë mesazhi po japin këtyre ditëve PDK-ja?
Po tregojnë, si ai budallai që të tregon pa e pyetur, se si kushdo që i përmend Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, përfundon i lënduar moralisht (me t’nxan natën të vetëm në naj bodrum ndoshta shfryhen edhe fizikisht, s’di, shenjat janë që Po),
i përndjekur nga portalet e tyre dhe i kërcënuar me jetë!
PDK po jep mesazhin e frikës së madhe, dhe (me apo pa vetëdije, unë besoj me vetëdije) po u japin mesazh dëshmitarëve.
Ata përnjëmend janë në burg, me akuza shumë të rënda.
Ata nuk i ndihmon asgjë përveç e vërteta, që mund të jetë në anën e tyre, ku e dimë Ne!
Të fetishizosh dy të burgosur deri në atë shkallë sa të kërcënosh nga Kuvendi, kjo egërsi e juaja i mban ata në burg!
Ju e dini që po.
PDK i do në burg!
Sikur t’i donte të lirë, s’do t’i kërcënonte kundërshtarët kështu, ashiqare.
Sepse Gjykata Speciale po ju sheh.
Kur çarteni dhe e ndaloni mendimin e lirë (si ekstremistët terroristë që u terrohet mendja nëse i prek në fe), merre me mend çka ndaloni sikur të kishit pushtet, ose tinëz, pa dëshmitarë!
D. i tha sot Donikës ‘Nëse ka fakte për mua se jam kriminel, le t’i tregojë’.
Po ti ke qenë në burg, ke harru a!
P.S. Qetësohuni, më mirë!