Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti sot në seancën e Kuvendit të Kosovës iu përgjigj kritikave për qasjen ndaj festës së 28 Nëntorit, duke thënë se Qeveria që ai drejton ka zbatuar agjendën zyrtare që është tash e disa vite.
Hoti para deputetëve të Kuvendit të Kosovës tha se kishte vendosur që sot të jetë dite pune, në shenjë solidarizimi me personelin mjekësor, policinë e shtabet komunale të cilët janë çdo ditë në detyrë për luftimin e pandemisë COVID-19.
“Lidhur me festën e 28 Nëntorit kemi zbatuar një agjendë zyrtare që është tash e sa… Të njëjtën agjendë e protokoll e ka zbatua Qeveria e Kosovës”, tha ai.
Ndryshe, kryeministri Hoti foli edhe rreth menaxhimit të pandemisë COVID-19.