Kuvendi Komunal i Prishtinës në fillim të këtij muaji arriti të nënshkruajë kontratën më të re për dru.
Komuna e cila drejtohet nga Shpend Ahmeti, këtë herë ka kurorësuar një kontratë sa i përket furnizimit me dru, shkruan Indeksonline.
Vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 53 mijë euro, porse e njëjta është finalizuar për 48 mijë e 400 euro.
Tutje bëhet e ditur se kohëzgjatja e marrëveshjes kornizë është për 12 muaj, derisa për të njëjtin tender kanë aplikuar 5 operator ekonomik.
Ndërkaq, tenderi në fjalë u është besuar operatorëve “AOME ” SH.P.K.; Ndërmarrje Tregtare Shërbyese ” TINI “./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post