Nëse merren për bazë numrat e shikuesve online dhe pastaj me ata numra vlerësohen liderët politkë të vendit, del se Avdullah Hoti krahasuar me Albin Kurtin është një kafshatë shumë e vogël. Mbase, as që mund të krahasohen mes vete, vlerëson Gazeta Mejdani.
Ngjitas me këtë, shifrat që shihen nëpër rrjetet sociale, tregojnë një “liderizëm” të madh të Albin Kurtit krahasuar me të gjithë politikanët tjerë të vendit.
Gjithsesi, Kryeministri Avdullah Hoti sonte ka zhvilluar një intervistë për televizionin Klan Maqedonia, ku ka folur për zhvillimet aktuale politike.
Por ajo që ka zhgënjyer është numri i personave që kanë pasur interesim për ta ndjekur intervistën e kryeministrit.
Në shpërndarjen e linkut nga kryeministri Hoti në profilin e tij në Facebook, është parë se intervistën e tij e ndiqnin vetëm 119 persona, sigurisht ky numër tejet i vogël dhe zhgënjyes.
Për dallim nga Hoti, ish-kryeministri Albin Kurti thyente rekorde në televizione sa i përket ndjekës online të intervistave të tij.
Një nga intervistat e Kurtit, kishte thyer rekord, ku ishte ndjekur në kohë reale nga më shumë se 110 mijë persona.