Nëse doni të ecni në hap me trendët, patjetër gjeni një palë së paku njëngjyrëshe. Ato ndjekin linjat e trupit dhe i nxjerrin format në plan të parë.
Mund të barten në rastet më të ndryshme dhe lehtë përshtaten me të gjitha stilet.
Ka shumë arsye për të pasur në dollapin tuaj një palë pantallona të tilla, nëse nuk e keni blerë tashmë.
As Jennifer Lopez nuk i rezistoi dot këtij trendi dhe na dha një ide të shkëlqyeshme se si mund t’i veshim ato për t’u dukur bukur.
Ajo zgjodhi pantallona me ngjyrë të zezë dhe i kombinoi me një triko klasike.
Lopez është provë e vërtetë si një grua, e veshur deri në fyt, mund të duket sfiduese. Ajo e rrumbullakosi të gjithë veshjen me një model flokësh interesant.
Me cilën notë do të vlerësonit këtë stil të këngëtares.