Përdorimi i një kremi hidratant është shumë i rëndësishëm për lëkurën. Tani që dimri po afron, lëkura të paralajmëron se ka nevojë të vazhdueshme për trajtime.
Dhe ç’është më e rëndësishme, për ta pasur lëkurën gjithmonë të hidratuar edhe në kohën e ftohtë nuk është e nevojshme të shpenzosh shumë para, mjafton të dish disa sekrete bazë.
Nëse lëkura ka filluar të japë shenjat e para të plakjes, atëherë duhet të fillosh trajtimet me maska natyrale dhe produkteve antirrudhë. Natyrisht, një pjesë e mirë e tyre janë të kushtueshme, por këshilla e dermatologëve, sidomos gjatë kohës së ftohtë, janë produktet që përmbajnë antioksidantë dhe vitamina, që e ndihmojnë lëkurën të jetë e shëndetshme dhe të mos e humbasë shkëlqimin.
Nga një studim i fundit i Akademisë Amerikane të Dermatologjisë, dermatologët arritën në konkluzionin se gjatë dimrit, për të pasur një lëkurë gjithmonë të hidratuar është mjaft i rëndësishëm përdorimi i kremit kundër diellit. Dhe përveç kremit të diellit, edhe përdorimi i hidratantit çdo ditë para se të dilni nga shtëpia.
“Dy produktet që të bëjnë të dukesh 10 vjet më e re janë kremi antirrudhë dhe kremi hidratant” – theksojnë dermatologët.
Një prej varianteve që propozojnë ata është kremi hidratant dhe antirrudhë ‘The Olay Total Effects Anti-Aging’, një krem që mbron lëkurën, e ushqen dhe e hidraton, por njëkohësisht zhduk edhe shenjat e rrudhave. Vitamina B3 ndikon për të reduktuar dukshëm shenjat e plakjes./Gazeta Mejdani/