Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi, përmes një postimi në facebook, ka shkruar lidhur me aktakuzat e ngritura nga Gjykata Speciale.
Kajtazi ka shkruar se për të gjitha krimet e motivuara politikisht në Kosovë, fajtor kryesor është Rexhep Qosja.
“Nëse Dhomat e Specializuara faktojnë ndonjë krim ndaj shqiptarëve të motivuar politikisht, fajtorin pse kanë ndodhur këto krime, duhet kërkuar te ngrehina LBD dhe lideri i saj Rexhep Qosja. Struktura politike e instaluar në LBD dhe e orkestruar nga ideologu i sja Rexhep Qosja, në vazhdimësi, në mënyrë sistemaktike ka prodhuar dhe manifestuar urrejtje dhe mosdurim ndaj atyre që mendonin ndryshe”, shkruan ndër tjerash Kajtazi, përcjellë “Bota sot”.
Postimi i plotë:
Ta manipulosh një zemër të çiltër djaloshare nuk eshte e vështirë!
Nëse Dhomat e Specializuara faktojnë ndonjë krim ndaj shqiptarëve të motivuar politikisht, fajtorin pse kanë ndodhur këto krime, duhet kërkuar te ngrehina LBD dhe lideri i saj Rexhep Qosja.
Struktura politike e instaluar në LBD dhe e orkestruar nga ideologu i sja Rexhep Qosja, në vazhdimësi, në mënyrë sistemaktike ka prodhuar dhe manifestuar urrejtje dhe mosdurim ndaj atyre që mendonin ndryshe.
Të rinjë me zemra të pastërta si kristali, të frymëzuar nga predikimet Qosiane u hodhën në veprim, ku rasti i plagosjes së profesor Sabri Hamitit, të Enver Malokut dhe kindapimit të Zejnulla Rahmanit ishte preludi i cili filloi aktivitetin e të atyre që sot e vuajn Hagën.
Kjo stukturë, duke e futur në gjirin e saj Albin Kurtin, ka fajin edhe për motivimin të zemrave të çiltra djaloshare në luftë kundër shtetësisë së Kosovës. Kjo strukturë është fajtore për vrasjën e Mon Balaj, Arben Xheladinit, Astrit Deharit. Kjo strukturë motivoi dhe manipuloi të rinjë që të sulmojnë brutalisht Policinë e Kosovës, të përdorin armatim të shkatrrimit në masë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ta godasin me antitank Kuvendin e Republikës, të nxisin urrejtje ndaj SHBA dhe NATO, pa të cilat Liria e Kosovës nuk do të kishte emër.
Ishin djem të ri, të mbushur me idealin e lirisë së Kosovës, mendonin se po i shërbenin asaj!
Ky dëm, shtetin e Kosovës e ka quar në buzë të greminës, kurse Rexhep Qosja dhe kreatorët e strukturës së tij LDD-iste sjanë strukur si struca!