Qeveria e Kosovë ka vendosur masa të reja parandaluese të COVID-19, pas rritjes së lakores së të të infektuarve, shkruan Gazeta Mejdani.
Këto masa i ka bërë të ditur i pari i MSH-së, Armend Zemaj, derisa ka theksuar se masat e reja janë të vendosura nga të gjitha institucionet shëndetësore.
“Personat me sëmundje kronike dhe ata mbi moshën 60-vjeçare do të lirohen nga puna në zyrë, personat mbi moshë 65-vjeçare u lejohet dalja nga ora në 06-10.
Ligjëratat do të mbahen online, provimet dhe puna praktike mbahet në prani fizike duke respektuar rekomandimet.
Të gjitha qendrat tregtare do të ndalohet veprimtaria nga ora 21:00, të gjitha kafiteritë dhe objektet e gastronomisë u ndalohet puna nga ora 21:00 – 05:00.
Do të ndërmerren masa të rrepta për parandalimin e pandemisë brenda institucioneve.
Është në diskutim që ekipet mjekësore të QKMF-ve duhet të bëjnë kontroll në pikat e kalimit kufitar.
Shtabet komunale do të mobilizohen”, tha Zemaj.
Kreu i Ministrisë së Shëdetësisë ka theksuar se përkundër që është rrittur numri i rasteve ditore, situata në vend vazhdon të jetë nën kontroll./Gazeta Mejdani/