Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi sot është lavdëruar me qeverisjën e Partisë Demokratike, derisa ka vizituar një shkollë të komunës së Prizrenit, transmeton Gazeta Mejdani.
Ministri Gashi që vjen nga kjo komunë duket se ja ka ‘huçur’ paksa sepse për investimin që është krenuar ai ka harruar se paisjet në shkollën ‘ Emin Duraku’ në Prizren i ka sjellë TIKA dhe kjo shihet edhe në fotot që ai ka postuar në faqen zyrtare ku në kabinetin që Shala ia ka lënë ‘nerën’ PDK-së, aty shihët Logo e TIKA-së si invesitor, raporton Kosova Post.
Në vazhdim po ju sjellim postimin e ministrit Gashi si dhe fotografinë me logo të TIKA që zakonisht vendosën nga ana e invesitorit.
Postimi i plotë:
Në prag të fillimit të vitit shkollor, vizitova shkollën ‘Emin Duraku’ në Prizren, e cila është shembull se si është investuar në godina shkollore gjatë qeverisjes së PDK-së në këtë komunë. Me kabinet të biologjisë, kimisë, fizikës, klasa moderne për parashkollor, sallë sportive dhe hapësira tjera adekuate dhe të bukura e të mirëmbajrura për rreth 1400 nxënës sa vijojnë mësimet në këtë shkollë.
Sukseset e kësaj shkolle në gara të ndryshme diturie, në mësimdhënie dhe mësimnxënie bashkëkohore, në arritshmëri por edhe në cilësi, padyshim që mbajnë vulën e një njeriu punëtor dhe shumë të përkushtuar, atë të drejtorit Rrahim Bekteshi i cili është shembulli më i mirë i një menaxheri të suksseshëm, bashkë me personelin arsimor profesional, të cilët këtë shkollë e kanë bërë vatër diturie për shumë nxënës prizrenas./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post