Pas një incidenti të shkaktuar në prani të nxënësve nga disa persona që u tha se janë të afërt me PDK-në, të cilët e penguan kryetarin e Mitrovicës për ta prerë shiritin e një shkolle të re në Mitrovicë, Lëvizja Vetëvendosje, ka reaguar për herë të dytë sot ku ka sjellë dëshmi se njerëzit që e krijuan problemi janë të afërt të Kadri Veselit.
VV ka publikuar një fotografi të personit kryesor që shkaktoi incidentin, i cili shihet përkrah Kadri Veselit, dhe po ashtu ka publikuar linkun e videos së këtij personi që thotë se ishte në parti me Bahtirin.
Kujtojmë se gjatë ditës ka reaguar edhe vet Agim Bahtiri, i cili si organizator të këtij sulmi e ka evidentuar Hylmi Veselin, djalin e vëllaut të Kadri Veselit.
Ja komunikata e plotë e VV-së:
Siç thotë populli: “Edhe nëse është hangër pitja është mbet tepsija”.
Po vërtetohet qartë se incidenti i sotëm është organizuar nga cubat e Kadrisë dhe kjo tregon se është mënyra e vetme se si dijnë të punojnë. Duke frikësuar dhe shantazhuar qytetarët dhe kundërshtarët politik.
Është fakt se Lëvizja ju ka ngec në fyt dhe nuk kanë shpëtim nga ne.
Në 2013 janë zhvendosur në pankinën e rezervistëve kurse me 6 Tetor kismet komplet jashtë stadiumit.
Discussion about this post