Projekti i Historisë së Përbashkët të CDRSEE-së ka ngjallur debat në Kosovë.
Në atë libër disa burime serbe masakrës së Reçakut i referohen si “incident”. Kjo ka ngjallur debate në Kosovë nëse Frashër Demaj duhet të tërheq emrin nga ky projekt për shkak të këtyre termeve dhe disa fyerjeve tjera që u bëhen grave shqiptare.
Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (AShAK), Mehmet Kraja, kishte reaguar në lidhje me Projektin e Historisë së Përbashkët të CDRSEE-së, ku ishte i përfshirë edhe anëtari korrespodent i AShAK-ut, Frashër Demaj.
Sipas Krajës kjo është një ndërhyrje krejtësisht e çmendur në historinë e Kosovës nga e cila hiqen masakrat serbe dhe toponimet e Kosovës bëhen serbisht.
Historiani Frashër Demaj ka reaguar në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, përcjell Telegrafi.
Demaj thotë se Mehmet Kraja po bënë luftë speciale ndaj tij për dy arsye.
“Së pari këtë vit janë zgjedhjet në Akademi dhe e dyta është luftë speciale për arsye politike. Zoti Kraja ja huq fort me deklarimet e tij”, reagoi Frashër Demaj ndaj deklaratës së Mehmet Krajës.