Gjendje kaotike në kryeqytetin e Kosovës. Shkaktarët kryesor janë udhëheqësit e kësaj komune që më tepër bëjnë reklamacione personale se sa interesohen për hallin e qytetarëve.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka vendosur t’i injorojë shqetësimet e qytetarëve për gjendjen kaotike në komunikacion që po mbretëron tash e sa kohë.
Indinjatë të thellë po shprehin qytetarët për gjendjen e mjerueshme që kanë lagjet e tyre me infrastrukturën që po ua prek xhepin e tyre, raporton lajmi.net.
Vrojtuesit e lagjes publikojnë çdo ditë kartolina që nuk kanë adresë e nuk merren parasysh nga organet kompetente në krye me Ahmetin.
Ja disa kartolina nga lagjet e ndryshme të Prishtinës dhe gjykojeni vet pamjet.
Parkingu i ri te Santea.
Rruga “27 Nentori”, Kodra e Trimave.
Kartolinë nga “Muharrem Fejza”.
Kartoline nga Pejtoni.