Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidentit që ndodhi mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë-Gjilan, raporton Gazeta Mejdani.
Sipas reporterit të gazetës sonë që ishte në vendin e ngjarjes, të lënduarit janë dërguar në spital për të pranuar ndihmë mjekësore.
Lajmin për Gazetën Mejdani e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 07:30 në rrugën Prishtinë-Gjilan saktësisht në fshatin Slivovë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku të përfshira kanë qenë dy automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona janë lënduar dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.
Ndryshe, si pasojë e aksidentit janë krijuar kolona të gjata.