Aktori Rowan Atkinson i njohur si Mr. Bean, ka një biografi tejet interesante, pasi që ai kishte çrregullim shëndetësore dhe ishte refuzuar disa herë që ai të aktronte nëpër filma.
Rowan Atkinson apo i njohur si Mr. Bean u lind më 6 janar 1955, në një familje të varfër dhe kishte një çrregullim serioz të të folurit.
Edhe pse kishte probleme shëndetësore Atkinson u pranua në Universitetin e Oxford, duke pasur një angazhim të madh e duke kaluar çdo barrierë që kishte përpara e jo vetëm problemet shëndetësore.
Ai i’u bashkëngjit klubit të komedisë së këtij universiteti, mirëpo nuk doli edhe aq mirë si aktor pasi problem po i bënin çrregullimet e të folurit.
Atkinson edhe pse nuk kishte sukses në universitet si aktor, ai vendosi që të mos dorëzohej dhe vendimi i tij ishte që ta vazhdonte aktrimin pa marrë parasysh refuzimin që i ishte bërë nga televizionet dhe kompanitë, arsyeja ishte problemi shëndetësor me të folur. Mr. Bean belbëzonte vazhdimisht dhe kjo po i sillte jo pak probleme.
Mirëpo edhe për kundër kësaj aktori tani më i dashur për publikun botëror, nuk u dorëzua pasi që kishte zbuluar se kurdo që aktronte belbëzimi i tij largohej.
Edhe pse u zbulua se si të hiqej problemi shëndetësor që e kishte, Mr. Bean vazhdoi të refuzohej, tani arsyeja ishte se nuk kishte fytyrë ‘të përshtatshme’ për ekranet televizive.
Pas tërë këtyre barrierave, Rowan Atkinson nuk u dorëzua dhe filloi showin e tij të quajtur ‘Mr.Bean’, ku pa fjalë dhe vetëm me lëvizje ai i bërë të qesh një botë të tërë.
Sot ai është një nga fytyrat më të njohura në botë dhe ka një pasuri prej rreth 150 milionë dollarësh./Gazeta Mejdani/