Vedat Muriqi edhe zyrtarisht është lojtari më i ri i Lazios.
Klubi italian përmes një komunikate të shkurtër ka njoftuar se Muriqi është lojtari më i ri i tyre.
Sulmuesi kosovar u ble për 18 milionë euro nga Fenerbahce, plus dy të tjera bonuse – në bazë të përformancave dhe fitimit të trofeve me Lazion.
26-vjeçari është transferimi i dytë më i shtrenjtë në epokën e presidentit Claudio Lotito, ndërsa ka nënshkruar kontratë pesë-vjeçare.
Vedat Muriqi do të përfitojë 2.2 milionë euro në sezon. /