BBC përzgjodh Khabib Nurmagomedovin si “Yllin Botëror të Vitit” në sport, njeriut nga Degastani, i cili bëri bujë pak kohë më parë më lënien e ringut, apo varjen e dorezave, pasi fitoi një të fundit përballje të karrierës. E ndërmorri këtë akt në shenjë respekti për të atin që humbi jetën nga COVID-i.
Ky çmim jepet nga shtëpia më e madhe e medias britanike që nga viti 1960.
Nurmagomedov ishte një kampion i peshave të lehta UFC.
Ai ishte në konkurencë për çmimin me atletin suedez Armand Duplantis, rekordmenin e kërcimit me shkop, ndryshe një Sergey Bubka i kohës së sotme, me superyllin e NBA LeBron James, me lojtarin e golfit Dustin Johnson, me futbollisten Wendie Renard, si dhe me boksieren Katie Taylor.
BBC e renditi Khabibin dhe si një lloj heroi. Ndërsa tani, dagestanezi është kthyer në fshatin e tij dhe ka ndërtuar një fermë.