Kosova po vazhdon të shkëlqejë në Lojërat Olimpike që po mbahen në Tokio, së paku në renditjen aktuale mes vende të botës.
Sportistët tanë, në theks të veçantë Distria Krasniqi e Nora Gjakova, e kanë ngritur flamurin e vendit tonë në piedistal.
Xhudistet nga Peja fituan medalje të arta në kategori të ndryshme në kilogramë, e padyshim se na bënë krenarë.
Kosova është aktualisht në vendin e tetë në ranglistën e Lojërave Olimpike, derisa po kalon dita e katërt e garimit.
Vendi i parë i takon Kinës që ka në total 21 sosh, nëntë të arta, pesë të argjendta dhe shtatë të bronsta.
Pas tyre vijnë Shtete e Bashkuara të Amerikës po ashtu me 21 medalje, me tetë të arta, pesë të argjendta dhe tetë të bronzta.
Në vendin e tretë gjendet Japonia me 15 sosh, tetë të arta, tre të argjendta dhe katër të bronzta.
Më pas vijnë sportistët që garojnë nën flamurin e Komitetit Olimpik, Britania e Madhe, Australia, Republika e Koresë, Kosova, Italia dhe Kanadaja, që e përmbyllin top dhjetëshen.