Rama po kalon ditë të ngjeshura me takime në Turqisë. Përveç që po kalon çaste pushimi në Marmaris, ai edhe po bisedon me burrështetas të ndryshëm. Erdogan po duket të jetë një lidhës i fortë, shkruan Gazeta Mejdani.
Një ndër takimet që i ka zhvilluar përgjatë qëndrimit të tij atje, i rëndësishëm është edhe ai me Presidentin e Azerbejxhanit.
Këtë e ka konfirmuar vetë Rama në llogarinë e tij në Facebook.
“Me Presidentin e Azerbajxhanit, mikun e mirë Ilham Aljev, vendosëm sot në Turqi disa piketa mbi bashkëpunimin në sektorët e energjisë dhe turizmit”, ka thënë Kryeminsitri i Shqipërisë Edi Rama.
Postimi i plotë e Edi Ramës: