Kryeministri i Turqisë është duke kaluar ditë të qeta në rezidencën e Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.
Kjo ngjarje është konfirmuar nga kryeministri Rama, i cili në rrjetet sociale ka shkruar se kanë biseduar për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe çështje të tjera.
“Me Presidentin e Turqisë, mikun e çmuar Recep Tayyip Erdoğan, në një nga bisedat gjatë qëndrimit në rezidencën e tij verore në Marmaris, ku folëm gjerësisht për marrëdhëniet mes Shqipërisë e Turqisë, sfidën e kohës për fuqizimin e ekonomisë në kushtet e përballjes me COVID-19, ecurinë e bashkëpunimit dypalësh, si edhe situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Rama.