Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim veprimtarin dhe kryengritësin për të drejtat e shqiptarëve, Ibrahim Arifi.
Haziri e ka falënderuar Arifin për kontributin e tij 60-vjeçar dhe të familjes Arifi, në mënyrë që shqiptarët të jetojnë të lirë dhe të bashkuar.
Kreu i Gjilanit tha se është rast unikat që babai e merr pushkën e djalit të vrarë dhe i bashkohet luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, siç ka ndodhur me nipin e tij, Skifter Arifi, i cili ra dëshmor dhe lutftën e vazhdoi babai i tij, veprimtari i madh, Milazimi.
Ndërkaq, veprimtari për çështjen kombëtare, Ibrahim Arifi, e ka falënderuar kryetarin Lutfi Haziri për pritjen, kontributin e tij për lirinë e shqiptarëve dhe vlerësimin, nderimin dhe kujdesin e përhershëm që ka pasur për familjen Arifi dhe për figurën e kolosit të shqiptarëve, Idriz Seferi.
Në fund, veprimtari Arifi ia dhuroi kryetarit Haziri librin e tij “Kujtime jete”.
Discussion about this post