Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu gjatë datave 9-11 shtator do të shkojë në Mali, Guineja Bisau dhe Senegal.
Sipas deklaratës së bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme në kuadër të vizitës në Mali, Çavusoglu parashikohet të takohet me anëtarët e Këshillit Kombëtar për Mirëqenien e Popullit (CNSP), Misionin Shumë Dimensional për Integrimin e Stabilitet pranë Kombeve të Bashkuara në Mali (MINUSMA), përfaqësuesit e Komunitetit Ekonomik të vendeve të Afrikës Perëndimore (ECOWAS/CEDAO) dhe Unionit Afrikan për të biseduar procesin e tranzicionit, marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.
Në deklaratë theksohet gjithashtu se vizita e Çavusoglusë gjatë datave 9-11 shtator në Guineja Bisau dhe Senegal do të jetë vizita e parë zyrtare në nivel ministri të jashtëm në këto vende.
Bëhet e ditur se duke rishikuar marrëdhëniet dypalëshe me këto vende në të gjitha dimensionet do të shqyrtohen mundësitë e bashkëpunimeve të reja gjithashtu në deklaratë shkruhet se vizitat japin shans për të shkëmbyer mendime në çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.