Njëri ndër vendet më të bukura e më atraktive për tu vizituar në Prizren, pa dyshim se është edhe Kalaja e Prizrenit. Megjithatë sikur aty e sikur edhe në vende tjera, hedhja e mbeturinave është përditshmëri e hidhur. Mbeturinat janë bërë pjesë e pandashme e jetës sonë, shkruan Gazeta Mejdani.
Nga Gazeta Prizreni mësojmë se një lexues i kësaj gazete i ka dërguar redaksisë disa foto të shkrepura sot përgjatë shtegut deri te Kalaja. Janë foto irituese dhe përçmuese për gjithë banorët e qytetit dhe Komunën e Prizrenit.
Nëpër foto shihet gjithashtu se koshat e mbeturinave janë të prishur dhe të pamirëmbajtur për një kohë të gjatë.
Prizreni është mbushur me mbeturina gjithandej, fotot flasin më shumë se fjalët, dhe akuzojnë, e adresa e akuzës është Qeveria locale, shkruan Gazeta Prizreni.
/Gazeta Mejdani/
Discussion about this post