Shefi i grupit të kuvendarëve të LDK-së në Prizren, Haziz Hodaj, nuk e ka marrë “afër zemrës”, prishjen e koalicionit me Vetëvendosjen.
Prishja e koalicionit LDK-VV nga kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, sipas tij, “nuk është fundi i botës”.
“Deklarata e Haskukës për prishjen e koalicionit nuk është fundi i botës për LDK-në. Është e drejtë e tij, që të vendosë se a do të vazhdojë me LDK-në apo jo”, ka thënë ai për Rtk.
Kryetari i Prizrenit, Mytahar Haskuka, ka prishur dje koalicionin me LDK-në, pasi që ky subjekt politik nuk mori pjesë në seancën e jashtëzakonshme për zgjedhjen e kryesuesit të ri të Kuvendit.
Me 17 vota pro, Sulltan Badalli i PDK-së, në seancën e sotme të jashtëzakonshme, është zgjedhur për kryesues të Kuvendit Komunal të Prizrenit. Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosjes, Muharrem Elezkurtaj, ka marrë vetëm 16 vota.