Me datё 14.08.2020, Policia e Kosovës ёshtё njoftuar se nё brendi tё njё objekti fetar (xhami) nё fashtin Vitomiricё-Pejё, ka ndodhur njё vjedhje e rёndё.
Njësitet relevante nga Stacioni Policor nё Pejё menjёherё iu kanё pёrgjigjur vendit tё ngjarjёs dhe janё marrё me rastin nё fjalё.
Gjithashtu me datё 30.08.2020 ne tё njëjtin objekt përsëri ka ndodhur rasti i njëjtë.
Njësiti i hetimeve pranё Stacionit Policor nё Pejё pas njё pune intensive operativo-hetimore ma datё 02.09.2020, ka arritur tё identifikoj tё dyshuarin:
A.G. i lindur me (2001) m/kosovar
Nё koordinim tё plotë me Stacionin Policor nё Malishevё i dyshuari ёshtё arrestuar dhe i njëjti me urdhër tё Prokurorit tё shtetit pas intervistimit nga hetuesit e Stacionit Policor Pejё ndalohet pёr 48- orё./Gazeta Mejdani/