Në bioritmin e bimës ndikon drita e diellit
Veç njerëzve dhe kafshëve të cilëve bioritmi ua dikton kohën kur do të duhej të hanë apo të shkojnë të flenë gjumë edhe bimët e kanë orën e tyre të brendshme apo orën biologjike, janë njohuri deri te të cilat është arritur në Gjermani.
Ora biologjike e bën një sërë ritmesh brenda periudhës së caktuar, të definuar si kohë e nevojshme që të përfundohet në cikël prej 24 orësh, sa i nevojitet Tokës që të sillet rreth boshtit të vet.
Bimët e dallojnë natën dhe ditën
“Bimët dinë kur është ditë dhe kur është natë në bazë të nivelit të sheqerit të cilën e përmbajnë”, thotë Frank Werner nga Shoqata gjermane për bimë zbukuruese.
Sheqeri prodhohet me fotosintezë, ndërkaq bimëve u është e nevojshme drita e diellit në mënyrë që ta realizojnë këtë proces.
Edhe bimët kanë orën e tyre të brendshme (biologjike) e cila dikton kur do të duhej t’i hapin, por edhe kur t’i mbyllin petalet e veta.
Ekzistimi i bioritmit është i nevojshëm në mënyrë që bimët të përgatiten për natën kur është e nevojshme të absorbojnë energjinë e dritës, por edhe për pjesën tjetër të ditës kur mund të zhvillohet fotosinteza.
Mos i zhvendosni lulet
Momenti i perëndimit të diellit është koha kur bimët i mbyllin lulet e tyre.
Shumica e njerëzve gabojmë kur i zhvendosin lulet e tyre në ndonjë vend tjetër, me çka çrregullojnë orën e tyre biologjike dhe për atë shkak rriten më ngadalë.
Prandaj, Verneri propozon që gjatë kultivimit të bimëve, mos ua çrregulloni bioritmin, sepse vetëm ashtu do të piqen në kohë. /Gazeta Mejdani/