Mediumi amerikan “Bloomerg” e ka nxjerr Kosovën si shteti, i cili renditet në vendin e parë në botë për vdekje nga Covid-19 për 1 milion banorë në periudhën nga 19 deri 26 gusht. I gjitha ky publikim, nuk shkaktoj ndonjë tronditje të madhe, gjë që do të kishte ndodhur në çdo shtet të botës, shkruan Bota Sot,
Ky medium ka shkruar edhe për korrupsionin, si njëra ndër dukuritë që ka ndikuar në sektorin e shëndetësisë të pazhvilluar. Realisht, për këtë gjendje nuk mund të fajësohet qeveria aktuale, fajtorë janë të gjithë qeveritë e shkuara që nuk kanë punuar sa duhet për të zhvilluar sektorët më të rëndësishëm të shtetit, me mendjen për të zhvatur çdo gjë që u del përpara kanë lënë pas shtyllat e shtetit, pasojat e të cilës po i ndjejmë tani.
Edhe qeveria aktuale nuk është se shquhet për ndonjë gjë të madhe, me ministra jo kompetentë vetëm sa ka ndikuar që kjo gjendje në shëndetësi të dal nga kontrolli, megjithëse duhet theksuar se shëndetësia ka qenë në agoni, si pasojë e neglizhencës së ish qeveritarëve për të punuar në këtë drejtim.
Korrupsioni vazhdon të mbetet i lartë në vendin tonë, me oligarkët që zotërojnë 95 % të pasurisë së shtetit, me qytetarët që përulin për mbijetesë.
Nxjerrja e Kosovës si e para nga mediumi i famshëm amerikan duhet të jetë kambanë alarmi për vendin tonë, për ata qeveritarë, nëse u ka mbetur pak dinjitet, megjithëse dyshoj shumë në këtë aspekt.
Fatkeqësisht për gjëra negative jemi të parët në botë, ndërsa në testin PISA jemi të fundit.
Kosovë kreshnike, që u katandise kaq keq, apo siç do të shprehej poeti “kush ta ka qit me krye në hi”./Bota Sot/