Abu Dhabi anuloi takimin e të premtes në shenjë proteste ndaj kundërshtimit të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, për shitjen e avionëve F-35 në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë anuluar një takim të pritur trepalësh me Izraelin dhe SHBA-të për shkak të shitjes në pritje të avionëve luftarakë F-35, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç raporton faqja e lajmeve Axios, e cila citon burime të njohura mbi këtë çështje, Abu Dhabi anuloi takimin e të premtes në shenjë proteste ndaj kundërshtimit të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, për shitjen e avionëve F-35 në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Zyrtarët e Emirateve të Bashkuara Arabe ende nuk janë prononcuar për lajmet e raportuara.
Më 18 gusht, kryeministri izraelit ripërsëriti kundërshtimin e qeverisë së tij për shitjen e avionëve amerikanë F-35 dhe të armëve të tjera të përpunuara për vendet e rajonet, “përfshirë për vendet arabe që bëjnë paqe me Shtetin e Izraelit”.
Në fillim të këtij muaji, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izraeli njoftuan një marrëveshje të ndërmjetësuar nga SHBA-të për të normalizuar marrëdhëniet midis dy vendeve, përfshirë hapjen e ambasadave në territorin e njëri-tjetrit.
Grupet palestineze kanë denoncuar marrëveshjen midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Izraelit, duke theksuar se ajo nuk i shërben çështjes palestineze dhe injoron të drejtat e palestinezëve.