Pavarësisht a përballen me vështirësi në detyrat e shkollës, krijimin e shoqërisë ose situatën e fundit të shkaktuar nga pandemia, të qenit fëmijë nuk është diçka e lehtë.
Prandaj, çfarë mund të bëjnë prindërit për t’i ndihmuar fëmijët e tyre të ndihen të qetë?
Ka aktivitete të ndryshme të cilët iu ndihmojnë t’u mësoni fëmijëve aftësi për ta ruajtur qetësinë e tyre.
Këto janë 3 mënyra të vlefshme për këtë qëllim…
1. Krijimi i një ditari personal
Përkushtimi i një kohe të caktuar çdo ditë për të shkruar në ditarë, është shprehi shumë e mirë për t’i qetësuar fëmijët tuaj. Ky veprim i bënë ata më falënderues për gjërat e mira që i kanë në jetë, si dhe shërben si shkarkues i stresit dhe brengave nëpër të cilët po kalojnë.
Sipas ekspertëve në këtë fushë, shkrimi në ditarin e tyre personal, është metodë e vërtetuar e cila e promovon lumturinë, zhvillon shprehi të shëndetshme për fëmijët dhe e ushqen mendjen e tyre.
2. Ushtrimet për shëndetin fizik dhe mendor
Disa fëmijëve u pëlqen të ushtrojnë, ndërsa disa të tjerë janë më ngurrues. Por, mundohuni t’i gjeni aktivitetet e duhura për ta, sepse përmes ushtrimeve fizike atyre u përmirësohet shëndeti fizik dhe ai mendor, çka edhe i bënë të ndihen më të qetë.
Ushtrimet shërbejnë për përmirësimin e humorit të tyre të brendshëm, si dhe lëshojnë hormone të fuqishme me efekt të qetësimit të fëmijëve.
3. Meditimi ose aktivitete kreative
Në fillim dhe përfundim të ditës, sugjerohet të praktikoni aktivitete të cilat i ndihmojnë fëmijët tuaj të qetësohen, si meditimi, ushtrimet e frymëmarrjes, ose dëgjimi i muzikës së qetë. Gjithashtu mund t’i dërgoni ata në natyrë dhe t’u kërkoni t’i mbyllin sytë dhe t’i dëgjojnë cicërimat e zogjve përreth.
Pyesni ata se cilin nga këto aktivitete e preferojnë më shumë
Nëse kjo nuk funksionon për familjen tuaj, atëherë ju mund të tregoheni kreativ me lojëra.
Praktikoni lojëra me fëmijët tuaj të cilat ua stimulojnë mendjen dhe trupin. Mos ngurroni të bëni tollovi me krijimin e veprave artistike ose aktiviteteve tjera të cilat kërkojnë përkushtim të përbashkët./Gazeta Mejdani/