Autoritetet shtetërore turke kanë deklaruar solidaritetin e Turqisë me populli mik dhe vëlla libanez.
Pas shpërthimit në Bejrut Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) zhvilloi një bisedë telefonike me homologun libanez Michel Aoun.
Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës së Turqisë njoftoi se presidenti Erdoğan ka shprehur ngushëllime për jetët e humbura nga shpërthimi që ndodhi në një depo në lëndë plasëse në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, dhe ka uruar shërim të shpejtë për të plagosurit.
Erdoan gjithashtu i tha homologut libanez se Turqia qëndron pranë Libanit dhe se janë të ofrojnë ndihmë humanitare në të gjitha sferat ku do të ketë nevojë, duke filluar nga ndihmat në sektorin e shëndetësisë.
Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Mustafa Shentop (Mustafa Şentop) ngushëllimet e tij për popullin libanez i ka shprehur përmes «Twitter», ku shkruan: “Megjithëse nuk është zbardhur arsyeja e shpërthimit shkatërrues në Bejrut, fatkeqësisht ka shumë të vdekur dhe të plagosur. Ne dëshirojmë shërim të shpejtë për dy qytetarët tanë të plagosur së bashku me popullin libanez dhe shpresoj që plagët të shërohen sa më shpejt që të jetë e mundur. Turqia do t’ia zgjasë dorën e ndihmës popullit libanez, ashtu siç bën në shumë vende”.
Ndihmëspresidenti Fuat Oktaj (Fuat Oktay) në mesazhin e tij për shpërthimin ka thënë: “Ne ndajmë dhimbjet e popullit libanez dhe si Turqi jemi gjithmonë të gatshëm të japim ndihmën tonë”.
Për shpërthimin në Bejrut ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) ka deklaruar si vijon në Turqisht, Arabisht dhe Anglisht përmes «Twitter»: “Ne i lutemi Allahut të mëshirojë ata që humbën jetën në shpërthimin që ndodhi në Portin e Libanit dhe shprehim ngushëllimet tona për popullin mik dhe vëlla libanez. Dëshira jonë më e madhe është që të mos ketë rritje të numrit të viktimave. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë çdo mbështetje për vëllezërit tanë libanezë.”