Asociacioni i institucioneve parashkollore private nuk po pajtohet me vendimin e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti për mos hapje të çerdheve private.
Për këtë qëllim, përfaqësues të këtij asociacioni u mblodhën të diel në mbrëma para Komunës së Prishtinës për të shprehur pakënaqësitë e tyre.
Gëzime Rexhepi-Çollaku nga ky asociacion akuzoi kryetarin Shpend Ahmeti për moskoordinim dhe mosbashkëpunim, madje ajoi tha se për vendimin u njoftuan vetëm përmes një statusi të lëshuar në Facebook nga Ahmeti.
Ajo tha se i kanë njoftuar prindërit që nga nesër mund t’i sjellin fëmijët në kopshte, por ky vendim i të parit të Prishtinës, thotë se i ka befasuar.
“Ne jemi sot këtu për t’u arsyetuar para të gjithë prindërve që i kanë përgatitur fëmijët e tyre që nesër t’i sjellin në kopsht. Nuk di se çfarë arsyetimi dhe si fëmijët do ta kuptojnë këtë arsyetim. Nuk jemi që ta dëmtojmë shëndetin e fëmijëve, mirëpo asnjë ekip nuk është formuar që të dalin në kopshtet e caktuara që të shohin se si zhvillohet dhe si zbatohen masat nga institucionet parashkollore private, kur dihet se të gjitha masat janë ndërmarr dhe janë zbatuar. Në këtë kohë vijueshmëria e fëmijëve ka qenë minimale dhe janë zbatuar në përpikëri duke u bazuar në manualet e IKSPHP-së”, tha ai./Gazeta Mejdani/