Ministria e Shëndetit dhe ajo e Shërbimeve Njerëzore në SHBA, rekomandojnë që bebeve t’u jepet ushqimi i cili përmban pluhur apo ekstrakt kikirikësh pas muajit të katërt.
Në mënyrë që të shmanget shfaqja e alergjisë ndaj kikirikut të cilën beben mund ta çojë deri në rrezik për jetën.
Raporti i mjekëve ka konstatuar që ushqimi i shëndetshëm gjatë fazës jetësore nga lindja deri në muajin e 24-të dhe gjatë shtatzënisë dhe ushqimit me qumësht nëne “ka rëndësi esenciale për përkrahjen e rritjes së shëndetshme dhe zhvillim në fëmijëri, në adoleshencë dhe në moshën e rritur”.
Është konstatuar që një mijë ditët e para “Jo vetëm që i kontribuojnë shëndetit në afat të gjatë, por ndihmojnë në formimin e shijes dhe zgjedhjes së ushqimit”.
Fusni kikirikët dhe vezët në ushqim për të ulur alergjitë
Deri tani është rekomanduar që prindërit të presin muajin e 12-të të jetës së fëmijës, në mënyrë që fëmijëve t’u jepnin kikirikë, mirëpo ekspertët tani zbulojnë që ushqimi i cili bazohet në kikirikë (gjalpë) dhe vezë pas muajit të katërt të jetës mund të zvogëlojë rrezikun nga alergjia.
Thonë që faktet nuk janë aq të forta për alergjenët e tjerë, siç janë arrat dhe frutat e detit.
Gjithashtu, në këtë fazë nuk ka pasur dëme nga marrja e ushqimit i cili potencialisht mund të shkaktojë alergji. /Gazeta Mejdani/