Të gjithë duam të lexojmë mesazhet në WhatsApp pa bërë ‘seen’. Një trik i ri është gjetur për të gjithë përdoruesit e Iphone.
Të gjithë përdoruesit e iPhone do të arrijnë të shohin fshehurazi disa mesazhe, por pa e lënë “seen”.
Një mënyrë e thjeshtë për të mos lejuar dërguesin që të kuptojë se keni parë mesazhin është metoda “Airplane Mode”.
Pjesa më e madhe e modeleve të reja iPhone kanë opsionin Touch 3D. Ekrani ka një shtresë shtesë të ndjeshmërisë së kontaktit në të, kështu që duke shtypur fort në ekran, mund të sjellni opsione të reja.
Nëse klikoni në një bisedë në rrjetin gjigand të mesazheve ËhatsApp, do të shkoni direkt në mesazhet.
Por nëse bëni një shtypje më të fortë dhe e mbani gishtin në bisedën që dëshironi të shikoni, do arrini të lexoni të gjithë bisedën./Gazeta Mejdani/