Gara për titull në Superligën e Kosovës këtë fushatë është ndër më interesantet në vitet e fundit.
Gjërat janë shumë të paqarta, teksa kanë mbetur vetëm edhe dy xhiro për t’u luajtur, deri në mbyllje të sezonit, shkruan Periskopi.
Dhe paqartësitë u thelluan sot, teksa Gjilani mposhti liderin, Dritën, në derbin e Anamoravës me rezultat 2-0.
Golin e epërsisë së parë të të ndeshjes e shënoi Plaku në minutën e 54-t, teksa në kohën shtesë të ndeshjes, fitoren e Gjilanit e vulosi Shala, duke realizuar në minutën e katërt të shtesës.
Vlen të ceket Gjilani e përfundoi takimin me dhjetë lojtar.
Pas këtyre tri pikëve, Gjilani ngjitet në pozitën e dytë, me 64 pikë, vetëm një më pak se rivali i përbetuar i qytetit.
Ndërkohë, ndeshja tjetër tejet interesante mes Ballkanit dhe Prishtinës në Suharekë, përfundoi baraz 2-2.
Djelmoshat e Ismet Munishit patën dy herë epërsinë, falë golave nga Baftiu 12′ dhe Gashi 44′, por kryeqytetasit përsëri gjetën rrugën e barazimit, përmes Krasniqit 17′ dhe John 60′.
Më poshtë, rezultatet e plota nga gjashtë ndeshjet e sotme, në kuadër të javës së 31-të në Superligën e Kosovës:
Drenica 2-1 Vushtrria
Drita 0-2 Gjilani
Ballkani 2-2 Prishtina
Ferizaj 0-4 Dukagjini
Flamurtari 1-0 Feronikeli
Trepca 89 5-4 Llapi /Gazeta Mejdani/