Audi paraqet SQ7 dhe SQ8 të reja, dhe risia më e madhe lidhet me motorin.
SQ7 dhe SQ8 me motor TFSI do të arrijnë në tregun evropian në vjeshtë, me një çmim fillestar në Gjermani prej 93.2287 euro, dhe 101.085 euro për SQ8.
Tani është koha për të përmendur këtë risi të madhe në motor.
Motori 4.0 TFSI biturbo V8 këtu u jep 507 kuaj fuqi dhe 770 Nm dhe kontrollohet përmes një transmetimi Tiptronik me tetë shpejtësi.
Shpejtësinë nga 0 në 100 km/h e arrijnë në 4.1 sekonda, dhe shpejtësinë maksimale e kanë 250 km/orë.
Të dhënat zyrtare thonë se ato konsumojnë 12-12.1 l/100 km, të paktën gjatë ngasjes në përputhje me rregulloret dhe standardin e matjes së konsumit. /Gazeta Mejdani/