Përse është e rëndësishme gogësitja dhe a është e domosdoshme në muajt e parë të jetës?
Me rastin e thithjes apo pirjes së qumështit nga shishja, bebja përpin edhe ajrin. Meqenëse kjo mund të shkaktojë të vjella, nervozë dhe gazra, është e dëshirueshme që bebja të gogësijë pas racionit, përkatësisht që të lirohet nga ajri që e ka përpirë.
Duke u rritur, ajo gjithnjë e më pak do të gogësijë, mirëpo kjo nuk do të duhej t’ju brengosë, është vetëm shenjë që është mësuar të përpijë ajrin me rastin e ushqimit.
Këshillohet që foshnja të laget pas çdo vakt në muajt e parë pas lindjes. Mirëpo, nuk duhet frikësuar nëse bebja nuk e bën këtë, do të gogësijë kur të zgjohet.
Nëse fle gjumë dhe nuk ka gogësitur, lëreni me kujdes të shtrirë në krah. Gjithashtu, nëse bebja zgjohet natën, sepse e mundon stomaku, lirisht ngrijeni që të gogësijë sepse kjo do t’i ndihmojë që të lirohet nga ngërçet.
Si t’i ndihmohet bebes që të gogësijë?
Beben duhet marrë në krahë dhe duhet mbajtur në pozitë vertikale. Mundeni edhe butësisht ta godisni nëpër shpinë.
Në pozitën vertikale, bebja është e mbështetur për trupin tuaj, ajo do të duhej të qëndrojë deri në 15 minua.
Nëse bebja me rastin e gogësitjes vjell – nxjerr jashtë qumështin, mos u brengosni, ajo në këtë mënyrë lirohet nga teprica e ushqimit të cilin e ka ngrënë.
Është e dëshirueshme vetëm ta vendosni pelenën në supin tuaj, në mënyrë që të mbroni rrobat. /Gazeta Mejdani/