Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalin tha “Në Turqi ka liri besimi fetar”.
Kalin vendimit për rikthimin në xhami të muzeut Shën-Sofia dhe çështjes e epidemisë së llojit të ri të koronavirus (Covid-19) e bëri një vlerësim për “CNN International”.
Pyetjes nëse Presidenti Recep Tayyip Erdogan i druhet apo jo një “vale të dytë të epidemisë në Turqi”, zëdhënësi iu përgjigj duke thënë: “Ashtu si të gjithë edhe ne jemi të shqetësuar se çfarë mund të ndodhë këtej e tutje pasi nuk kemi informacione të plota për ecurinë (sjelljen) e virusit. A do të pësojë mutacion? A do të ndryshojë përsëri? A do të rikthehet?”.
“Covid-19 tregoi dobësinë e sistemit aktual global, që madje edhe kombet më të forta mund të bëhen viktimë e diçkaje të ngjashme me virusin. Prandaj kërkohet një bashkëpunim serioz ndërkombëtar.” tha ai.
Kurse në lidhje me deklaratën e liderit shpirtëror të botës katolike, Papa Françesku “Mendoj për Shën-Sofinë, jam shumë i trishtuar” për vendimin e Turqisë në lidhje me Shën-Sofinë, Kalin tha: “Të mos trishtohet për këtë pasi ajo tashmë nuk do të jetë një vend që vetëm vizitohet nga turistët, por është kthyer në një vendadhurimi ku do të përmendet emri i Zotit. Ajo nuk u kthye nga kisha në xhami, por nga muzeu në xhami. Krahas kësaj, përveçse xhami ajo do të jetë edhe një vend kulturor”.
Ai tha se në Turqi ekziston komuniteti dinamik i pakicës fetare dhe pasuritë që iu sekuestruan hebrenjve dhe të krishterëve me arsye të ndryshme politike gjatë viteve 1930-1940, iu janë kthyer atyre (hebrenjve dhe të krishterëve).
Pakicat fetare në Turqi kanë status të barabartë si të gjithë të tjerët në vend, tha ai dhe shtoi se nëse pyetet në lidhje me gjendjen e tyre ne u themi: “Ne gëzojmë liri fetare aq sa çdo bashkësi fetare në vend”.
Pyetjes: “Rikthimi në xhami të muzeut Shën-Sofia a tregon se ka ardhur fundi i laicizmit në Turqi?, Kalin iu përgjigj duke thënë se ky shqetësim është i pavend.
“Reagimet për konvertimin e Shën-Sofisë bazohen në supozime dhe paragjykime të vjetra. Në Turqi ka liri fetare”, tha Kalin.
Pyetjes “A mund të konfirmoni se trashëgimia botërore e Shën-Sofisë do të mbetet e hapur për turistët?”, ai iu përgjigj duke thënë: “Absolutisht. Besimtarë apo jo besimtarë, myslimanë, të krishterë, budistë, dua të them do të jetë e hapur për të gjithë”.