Në vazhdën e aktiviteteve të tij, sot kryeministri në detyrë, z. Haradinaj është takuar me ambasadorin amerikan në Prishtinë, z. Philip Kosnett, shkruan Gazeta Mejdani.
Siç mësohet nga burime brenda AAK-së, në takim janë biseduar tema me rëndësi rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë. Gjatë takimit janë fjalë me peshë rreth maturisë politike kosovare që ka treguar deri më tani.
Haradinaj i ka thënë ambasadorit amerikan se të gjitha partitë i janë përkushtuar punës që të ketë zgjedhje fer dhe demokratike dhe se do të fuqizophet besimi i qytetarëve ndaj institucioneve të vendit.
Më poshtë gjeni postimin e Haradinajt në llogarinë e tij në Facebook:
Në takim me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, për të biseduar rreth zhvillimeve të fundit politike, me theks të veçantë zgjedhjet dhe maturinë politike që Kosova ka treguar deri më tani.
Theksova se bashkërisht, të gjitha partitë duhet të jemi të përkushtuar për një proces zgjedhor fer dhe demokratik, si dhe të fuqizojmë besimin e qytetarëve në institucionet tona. RH
/Gazeta Mejdani/
Discussion about this post