Veprimi i ketrit të etur po bën xhiron e botës, teksa u kap në një video duke i ‘kërkuar’ ujë një djaloshi, megjithëse nuk raportohet se në cilin vend ndodhi ngjarja.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ketri i vetmuar ngjyrë kafe, shihet në video duke ‘kërcyer’ nga dëshira për të pirë pak ujë.
Siç shihet në pamjet e mëposhtme, ai qëndron periodikisht në këmbë, duke mbajtur lart putrat e tij të përparme teksa, ndjek djaloshin që mban shishen në dorë.
“Ai është i etur”, thotë dikush.
Ndërkohë fëmija ndalon dhe më pas e ushqen atë, ndërkohë një tjetër person xhiron gjithë ngjarjen.