Të gjitha të mirat i vijnë bashkë mesfushorit të Kombëtares, Taulant Xhakës. Me fat të madh në karrierë, por edhe në dashuri.
Lidhja e tij me Arbnorën është kurorëzuar edhe me një djalë, që pritet të vijë në jetë në muajin mars.
Ndërkohë Taulanti do të bëj edhe një ceremoni të vogël martesore, pasi për shkak të angazhimeve futbollistike, kjo pjesë ka mbetur disi e zvarritur.
Por nuk do të jetë një festë me shumë të ftuar dhe me mediat prezente.
“Nuk më pëlqen që të jem në qendër të vëmendjes. Tashmë do të bëhem baba dhe do të jetë djalë. Ai mund të vijë edhe në datëlindjen time. Pastaj Arbnora, ajo është dashuria e jetës sime”, ka thënë Taulant Xhaka.
Teksa Bazeli është duke luftuar seriozisht për të fituar titullin pas disa sezonesh për t’u harruar, teksa vazhdimësia është e mirë në “Europa League” dhe Kupën e Zvicrës, madje në shumë takime edhe me shiritin e kapitenit, lajmet e gëzueshme duket se nuk kanë fund për këtë futbollist edhe përtej sportit./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post