Së fundmi edhe emiri i Sharjas, Shejh Sulltan bin Muhamed al-Qasimi, kërkoi që xhamia në Kordoba të kthehej në pronësi të muslimanëve.
Në ndërkohë, Myftiu i Sulltanatit të Omanit uroi Turqinë, presidentin e saj dhe muslimanët në mbarë botën për rikthimin e statusit të shtëpisë së Zotit në Aja Sofia.
Shejh Sulltan tha në një intervistë televizive se kishte informacione se komuna e kishte vendosur xhaminë nën kontrollin e kishës, të cilën ai i komentoi me fjalët: “Ai që nuk ka të drejtë në pronë, ia ka caktuar atij që nuk i përket”. Ai gjithashtu theksoi se pronësia e kësaj xhamie i përket myslimanëve.
Kjo deklaratë vjen në një kohë polemike mbi vendimin e Gjykatës Supreme të Turqisë për anulimin e vendimit të Këshillit të Ministrave të 24 nëntorit 1934 për ta kthyer Xhaminë Hagia Sophia në një muze.
Hagia Sophia ndodhet në rrethin Sultanahmet të Stambollit. Ishte një xhami për 481 vjet, dhe në 1934 u shndërrua në një muze dhe është një nga monumentet më të rëndësishëm arkitekturorë në historinë e rajonit.
Reagime të shumta ndërkombëtare kanë shprehur kundërshtim ndaj këtij vendimi dhe kërkuan që të ruhet statusi i muzeut Hagia Sophia. Një propozim i tillë u pasua nga përgjigjet që kujtonin fatin e një numri të madh të xhamive që ishin shndërruar në kisha dhe të vendosura nën autoritetin e kishës, përfshirë Xhaminë e Madhe në Kordoba.
Aja Sofia u shndërrua përsëri në xhami
Shejh Ahmed bin Hamad Al-Khalili, Myftiu i Madh i Omanit, uroi Turqinë, Presidentin e saj Rexhep Tajip Erdogan dhe komunitetin musliman botëror për ri-shndërrimin e Hagia Sofia historike në Shtëpinë e Zotit.
Myftiu i Sulltanatit të Omanit e përshkroi vendimin për kthimin e Hagia Sofisë në statusin e saj të mëparshëm si një hap të suksesshëm të popullit turk dhe udhëheqësit të tij, duke besuar se qëndrimi i komunitetit musliman në mbarë botën “lë të kuptohet në gëzimin e madh së shpejti, me vullnetin e Zotit, se dhe Al Aksa do ktheht te muslimanët pas çlirimitnga okupimi ”.
Të enjten, palestinezët në Jeruzalemin e okupuar shprehën mbështetjen e tyre për vendimin e Turqisë për ta kthyer Hagia Sophia në një xhami.
Dhjetra palestinë u mblodhën përpara Konsullatës së Përgjithshme Turke në rrethin Sheikh Jarrah në Jeruzalemin qendror për të festuar vendimin.
Ata bartnin fotografi të Presidentit turk Erdogan dhe Hagia Sophia-s dhe theksonin në parulla se e drejta për xhami i përket muslimanëve,.
Raed Salah, kreu i Lëvizjes Islame “të ndaluar” në Izrael, theksoi të enjten se rivendosja e statusit të xhamisë Hagia Sophia në Turqi është një hyrje për çlirimin e xhamisë Al-Aksa në Jeruzalem.
“Unë konfirmoj deklaratën e Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan që rihapja e Hagia Sophia është një hyrje për kthimin e afërt të sovranitetit mbi Xhaminë e bekuar Al-Aksa,” tha Salah.