Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti po zhvillojnë një takim në njërin nga lokalet e kryeqytetit, transmeton Gazeta Mejdani.
Takimi mes Mustafës e Kurtit vjen vetëm një ditë para përfundimit të afatit për koalicionet parazgjedhore.
Siç shkruan Indeksonline, deri më tani dy partitë opozitare nuk kanë arritur marrëveshje për të hyrë bashkë në zgjedhje pasi që secila po pretendon ta marr postin e kryeministrit.
Derisa LDK ka nominuar Vjosa Osmanin për kryeministre, VV-ja insiston që këtë post ta merr Albin Kurti./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post