Prishtina është komuna me më së shumti raste aktive në Kosovë me gjithsej 1192 raste. Ndërsa deri e me tani janë shëruar 1629.
Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi, ka bërë të ditur se Komuna e Prishtinës që nga 20 marsi ka shënuar gjithsej 1629 rast me koronavirus, prej të cilave 1192 raste janë ende aktiv.
Ai ka thënë se numri i rasteve të reja me koronavirus, është shqetësuese.
Ndërsa ka njoftuar se, në Prishtinë janë 416 raste të shëruara dhe zyrtarisht të konfirmuara 21 raste që kanë përfunduar me fatalitet.
Ndërsa grupmosha me e prekur nga koronavirusi në Komunën e Prishtinës është 35 -44.
“Bazuar në të dhënat e marra nga IKShP dhe raportin e konsoliduar nga Shtabi Emergjent në Prishtinë del se momentalisht, që nga data 20 Mars deri sot kemi 1629 raste me #covid19 prej të cilave 1192 raste janë ende aktive. Kemi 416 raste të shëruara dhe zyrtarisht të konfirmuara 21 raste që kanë përfunduar me fatalitet.
Postimi i plotë i Gashit:
Qytetarë të nderuar,
Përhapja e shpejtë e virusit dhe numri i shtuar i rasteve të reja me #covid19 janë vazhdimisht në rritje dhe kjo është shqetësuese!
Bazuar në të dhënat e marra nga IKShP dhe raportin e konsoliduar nga Shtabi Emergjent në Prishtinë del se momentalisht, që nga data 20 Mars deri sot kemi 1629 raste me #covid19 prej të cilave 1192 raste janë ende aktive. Kemi 416 raste të shëruara dhe zyrtarisht të konfirmuara 21 raste që kanë përfunduar me fatalitet.
Mbajtja e maskës është një prej tri rregullave kryesore dhe masave mbrojëse për parandalimin e përhapjes së virusit dhe rëndimin e situatës edhe më shumë.
Të gjithë e kemi obligim që të ruajmë veten dhe të tjerët rreth nesh e të jemi të ndërgjegjshëm.
Sepse vetëm #bashkë mund të e tejkalojmë këtë sfidë!
Vazhdoni t’i mbani maskat, dezinfektoni duart dhe mbani distancë!
#prishtina 💙
#shpiPRkrejt 🏡.