Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, jo rrallëherë është cak i komenteve për paraqitjen e saj publike.
Përveç paraqitjeve në Kuvend dhe emisione, Duda Balje, ndan kohë edhe për rrjete sociale, ku poston fotografi edhe nga jeta private.
Kësaj radhe, Balje ka publikuar një foto sesion nga Kalaja e Prizrenit. Veshur me një fustan të gjatë dhe me një grim të veçantë, deputetja nga komuniteti boshnjak shihet teksa bën shqiponjën me duar.
“Për arsye se unë jam shteti im. E dua shtetin tim dhe ju dua të gjithëve”, ka shkruar ajo mbi fotografitë e postuara në Facebook.